• But what distinguishes the worst bees from the best of architects is
Por edhe bleta me e keqe dallohet që në fillim nga më i miri arkitekt

Agim Balaj
Por edhe bleta me e keqe dallohet që në fillim nga më i miri arkitekt, sepse, para se ta ndërtojë qelëzën me dyllë, ai e ka ndërtuar atë në kokën e vet

Punë kuratoriale nga Albert Heta

20 shkurt – 21 mars 2015
Hapja: 20 shkurt 2015, ora 19:00

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në kuadër të Programit të Punës për Vitin 2015, prezenton ekspozitën e parë personale të Agim Balajt.

Ekspozita 'Por edhe bleta me e keqe dallohet që në fillim nga më i miri arkitekt, sepse, para se ta ndërtojë qelëzën me dyllë, ai e ka ndërtuar atë në kokën e vet' me Agim Balajn, përveç tematikës të ofruar nga interesimi, vrojtimi dhe hulumtimi artistik, paraqet vazhdimin e hulumtimin të skenës së artit dhe artistëve që janë vetë-edukuar dhe gjenden jashtë ndikimit të sistemit të krijuar nga institucionet arsimore, jashtë strukturave akademike të kulturës, por me ndikim në zhvillimet në art dhe kulturë. 

Vitet e kaluara nga kjo strukture me punën e tyre kanë dalë në sipërfaqe artistë dhe grupe artistësh që kanë sfiduar me punën e tyre kreative edhe jokonformizmin sistemin arsimor aktual, dhe jo vetëm këtë pjesë të establishmentit. 

Agim Balaj është i lindur në Prizren (1980). Balaj ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Agim Balaj ka qenë pjesë e ekspozitës 7: Agim Balaj dhe Dritëro Nikqi, (2013), Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.