• Press conference: Albert Heta and Milica Tomic
Politikat e Kujtesës

Politikat e Kujtesës
Milica Tomic

Punë kuratoriale: Albert Heta

Hapja: 11 Shtator 2007, 20:00 h.
11/09/2007 – 8/10/2007

Ekspozita Politikat e Kujtesës është punë kuratoriale nga Albert Heta dhe është e strukturuar në dy punë të Milica Tomic: The Belgrade Monument (Monument i Beogradit) (2002) punë nga një  grup i artistëve ‘Monumenti’ pjesë e të cilës është Milica Tomic dhe puna tjetër e saj ‘Container’ (Kontenjeri) (2004- 2006)

Kjo është ekspozita e parë personale e Milica Tomic në territorin e ish-Jugosllavisë nga viti 1998.

Projekti ‘The Belgrade Monument’ është punë që diskuton sfidat me të cilat u ballafaqua komuniteti i artistëve kur kundërshtuan fabrikimin e një historie, që tashmë nuk kishte të bënte me ta, apo me kohërat kur ata jetuan gjatë 90’tave. Nga fundi i 2001, Kuvendi Komunal për Monumente në Beograd, u pajtua me nismën, që të ndërtohët një memorial për të gjithë heronjët e viteve 1990-1999. Me një thirrje të hapur për Memorial, filloi një debat i përbashkët rreth artit dhe politikës në Sërbi. Për këtë qëllim, u krijua një grup diskutimi i quajtur  ‘Memoriali’. Pasi që ata rishikuan thirrjën e hapur, duke përfshirë organizata dhe shoqata tjera në diskutim (Asociacionin e invalidëve të luftës, Asociacionin e luftëtarëve nga 1990 dhe asociacionin e pridërve të ushtarëve të rënë nga bombardimet e NATO-s) është marrë vendimi të suspendohët (Dhjetor 2002).

Ky debat publik ka marrë vëmendjen e publikut më të gjërë, çështja filloj të diskutohet në radio, television, dhe në shkrime polemike dhe kritike në revista ku po ashtu kontribuan web portalet e ndryshme elektronike. Ky diskutim për Memorial vazhdoi deri në Maj 2006, ku çështja e ndërtimit të Memorialit merr dimensione të planifikimit urban ‘Landsape – Park’.

Kontenjeri është projekt artistik, e zhvilluar në idenë e rikonstruktimit të një krimi, një krim i cili ndodhi në Afganistanin verior. Një masakar e 8.500 Talibanëve, skllav gjatë invasionit Amerikan. Skllavët ishin bart në një kontenjer të kamionit dhe ishin mbajt aty pa ujë dhe ajër, për disa ditë. Kur ata kërkuan ajër, trupat aleat Amerikan filluan të gjuajnë në drejtim të kontenjerit me qëllim të krijimit të disa vrimave përmes të cilave do të depertonte  “ajëri i freskët”. Procesi i rindertimit të një krimi u bë në vende të ndryshme si në Beograd, Sidnei dhe Angli.

Duke simuluar një krim, diskutimi për dhunë globale, hipokrizin e luftërave Amerikane në emër të demokracisë dhe anti-terrorismit hapen me ose pa dashje.