• Politikat e Artit Bashkëkohor

‘Politika e Artit Bashkëkohor’ do të eksploroj fuqinë e skenës së artit të emancipuar bashkëkohor, në kontekstin e realiteteve dhe shteteve të reja si dhe zgjerimin e  kufijve të prodhimit të artit gjatë dhe pas krizave politike.

Projekti synon të funksionoj në këtë fushë si faktor emancipuës i skenës së artit bashkëkohor të Kosovës, artistët dhe mendimtarët nga rajoni; dhe si mjet për një bashkëpunim të hapur dhe kreativ të artistëve nga Europa Jug-Lindore.

Korniza konceptuale e punëtorive 1 dhe 2 do të trajtoj probleme se si të kontekstualizoj  kornizën e punëve të artistëve të cilët janë nga rajoni që sot quhet Ballkan.

Gjatë viteve të fundit e vetmja mënyrë për të kontekstualizuar kornizën, nga e cila artistët që do të jenë pjesëmarrës të kësaj punëtorie vijnë nga, do të emërohet si ‘Ballkan’. Ky kontekstualizim dhe vënia e emërit të rajonit është pjesë e një operacioni të ndërlikuar dhe kriza e identifikimit të proceseve shumë të ndërlikuara që ka kaluar rajoni, dhe nëpërmes së cilës emërtimi ‘Ballkan’ ka zavendësuar tërë rajonin në epokën e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Punëtoria 1 dhe 2 do të trajtoj probleme se përse ky emër është bërë si shenjë e ngrirë i një procesi të ndërlikuar, që nuk ka të bëjë fare me shekullin e nëntëmbdhjetë, analiza e mekanizmave ideologjik qe kanë marrë pjesë në vendimarrjën për të emëruar procesin bashkëkohor më një emër arkaik. Organizatorët e punëtorisë 1 dhe 2, gjatë analizës së punëve të krijuarar në rajon gjatë këtij procesi të ndërlikuar të rindërtimit të rajonit, do të zbulojnë se këto punë janë lajmëtarë të një visioni të një bote të ardhmëshme, një bote në situate të përhershme emergjente dhe jo lajmëtarët që do të na kthejnë në shekullin e nëntëmbëdhjetë.

Punëtoria 1 dhe 2 ‘Politika e Artit Bashkëkohor’ është seri e punëtorive, të bazuara në strukturë të pjesëmarrjës me thirrje të hapur për artist (në Kosovë) dhe artist të zgjedhur nga vendet e rajonit (Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia)

Punëtoritë janë të dizajnuara si vendodhje për art bashkëkohor, me ligjerata, prezantime dhe punë intensive të udhëheqësve të punëtorive dhe ligjëruësve të ftuar/me pjesëmarrës, që punojnë në një platform që synon të gjejë përgjigje si të mendosh për bashkëkohorën tënde.

Punëtoria 3: ‘Shkrimi për art’ synon të fitoj njohuri për strategjitë e teksteve të katalogjeve që iu bashkangjiten ekspozitave, dhe të diskutoj se çka i dallon ato nga shkrimet teorike për art dhe zhanre tjera tekstuale. Pika kryesore e analizës së katalogjeve të ekspozitave është teksti i cili do të merrët me të nga pikëpamja historike, kontekstuale (ekspozita, spektatori, shoqëria) dhe vlerësimin e një pikëpamje. Ne do të synojmë të gjejmë deri në cilën masë është e varur bashkëkohor-ja në ri-definimin përmes të shkruarit si dhe çfarë marrëdhënie kanë mes katalogut të ekspozitave dhe punës së artit të cilën shkrimtari ia lë historis. Në fund punëtoria do të tentoj të adresoj rëndësinë e gjetjes së zërit të brendshëm përmes shkrimit për praktika artistike bashkëkohore përmes një eksperimenti të shkruar: Prodhimi i recensioneve apo eseve në bashkëpunim.

Politika e artit bashkëkohor është mbështët nga European Culture Foundation, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Goethe Institute, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Slovenia - Division for International Cultural Relations, German Embassy in Prishtina, Grand Hotel Prishtina and Design Architecture and Advertising Agency DZG