• Petrit Halilaj: Back to the future
Petrit Halilaj: Kthimi në të ardhmën

Petrit Halilaj: Kthimi në të ardhmën
Pune kuratoriale nga Albert Heta
17 Dhjetor 2009 - 6 Shkurt 2010


Stacion - ­Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, ka kënaqesine të prezantoj ekspoziten e parë në Kosove të Petrit Halilajt. Petrit Halilaj u lind ne Runik, Kosovë (1986), jeton dhe punon ndërmjet Runikut, Berlinit në Gjermani dhe Bozzolos në Itali.

'Kthimi në të ardhmen' ka të bëjë me projektin, i cili kohë më parë u paraqit në lokacione të tjera të Evropes dhe tash do të 'aterroje' në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina, per t'a bërë prezantimin e punës së tij në kontekstin kosovar, kontekst ky, i cili paraqet bazën dhe burimin e vëllimit kryesor të punës së Petrit Halilajt.

Ajo që është e një rëndesie të veçantë për ne në këtë projekt, është një rrugëtim i shkurtër por përfaqësues i një objekti që bartë jetë, e që udhëton prej Runikut për në Prishtinë. Udhëtimi është simbolik. Një pjesë e madhe e jetës së Petrit Halilajt si dhe e shumicës së popullësisë së këtij vendi, është e shënuar me shpërngulje dhe zhvendosje: detyrimi për të gjetë strehe larg shtëpisë dhe katunit të vet gjatë përkeqësimit të pushtimit të gjatë dhe luftës; deportimi; kthimi në shtëpi pas luftes; udhëtimi larg shtëpise dhe vendit për të vazhduar shkollimin; të mësuarit se shtëpinë e ke aty ku gjen dashurine; vazhdimi i suksesshem i punës në kontekstin tejet sfiduës ndërkombëtar si dhe nisja për në kërkim të parreshtur të një jete më të mirë për të gjithë.

Por, cka sikur ta zhvendosnim pulat nga një katund i bukur periferik Kosove për në kryeqytet; simbolike dhe ilustrim i drejtimit të zhvendosjes dhe migracionit të mbrendshem në këtë projekt të shtetit të ri? A jane edhe pulat pjesë e këtij karvani që cak ka suksesin dhe përmirësimin e jeteve tona? A do të mbijetojne a do të mbesin mbrapa; a do të kthehën në shtëpitë e veta? Çka tjeter do të mbetet e lënë mbrapa dhe e humbur? A mos është ky edhe një test i ri për t'a mbijetuar fluturimin në hapësire para se ndonjë mision njerëzor hapësinor të jetë provuar?

Ky rrugëtim i shkurtër dhe i ri, artisti mbresëlenës dhe puna e tij komplekse, na ftojnë sërish të reflektojme rreth disa çështjeve me rëndësi për zhvillimin e familjes dhe shoqërise tonë. Në të gjitha ekspozitat e veta, rrugëtimi shoqërohet nga një strukturë hartëshenimi, që bën arkivimin e diskutimeve dhe proceseve.

Njëkohësisht, me këtë ekspozite, artisti dhe struktura përreth tij, janë të angazhuar në një proces të veçantë për të gjithë, që do të marrë formën e vet të ardhshme në pranverën e vonë te vitit 2010. Për këtë ekspozitë, e ardhmja është lënë qellimisht në terr.

Kthimi në të ardhmen është mënyra se si e shoh punën e Petrit Halilajt me Stacionin.

Albert Heta
Dhjetor 2009