• Fatmir Mustafa - Carlo: Paradise Stacion, Stacion CCA (2008)
Paradise Stacion

Fatmir Mustafa – Carlo: Paradise Stacion
Kurator: Ramiro Camelo

06/10/2008 – 20/10/2008
Hapja: 06/10/2008, ora 18:00

Unbelievable!Fatmir Mustafa – Carlo and Ramiro Camelo (in live Streaming
form London)
22/10/2008, ora 14:00
Vendi: Bienali i Brukselit 2008, L'appartement 22 Program on BB1 në Bruksel.


Ndonëse Muzetë dhe galeritë e artit janë hapësira medoemos të banuara me vizitorë të përhumbun përmes ekspozitave të tyre, me të mbyllurit e dyerve, këto janë edhe vende të vetmisë.

Cdo tentim ta rikrijojmë një hapësirë arti, si hapësirë personale apo strehimi,pashmangshëm do të jetë e pamundur nëse e mendojmë bukfalisht. Nëdisa raste ideja e një hapësire/vendi banues në një galeri arti apo në
muze mund të jetë e përdorshme si ‘koncept strategic’ – si mjet i cili vë në shprehje një përjetim apo fuqi të vecantë. Ky është rasti me projektin ’Paradise Stacion’ të Karllos.

Për artistin ky instalacion ekziston si ‘ushtrim për kujtesën’, një mënyrë e banimit të hapsirës së nostalgjisë fëmijërore. Në fakt vendndodhja: ndërtesa e Stacionit e përkujton atë në grunarin e stërgjyshëve nga fëmijëria. Ky përjetim inicon një proces ku artisti mundohet të krijoj një ‘topografi të kujtesës’, jo kujtesë e cila ekskluzivisht është e tij, por dicka më gjithëpërfshirëse. Ai i bën thirrje një kujtese të përbashkët, më kolektive dhe një përvojë historike e cila është pa dyshim e vlefshme të mbahet gjallë. Këtu koncepti i topografisë i referohet studimit të topoanalizës të Bachelard-it mbi ‘hapësirën të cilën e dëshirojmë’.


Ramiro Camelo