Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

Hapja : 17/6/2016, 20:00

Adresa : Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Rruga Zija Prishtina , 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Muzeu i Artit Amerikan është insitucion edukativ dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht për Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe programit Internacional të Ekspozitave Qarkulluese të Artit Amerikan. Janë pikërisht këto ekspozita të MoMA, disa prej të cilave janë kuruar nga Dorothy Miller, që ndihmuan krijimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor të pasluftës në Evropën Perendimore, identitet që bazohej në internacionalizëm, modernizëm dhe individualizëm.

Që nga fillimet e para Muzeu i Artit Modern është konsideruar veçanërisht nga art-dashësit amerikan, si pothuasje tërësisht pro Evropian dhe në të njejtën kohë indiferent kundrejt amerikanëve. Kjo deri diku ishte e vërtetë meqë në atë kohë vështirë mund të gjindeshin shembuj të Artit Amerikan që do të mund të përshtateshin në rrëfimin dominant modern. Përmbajtja dhe struktura e këij rrëfimi bazohej në “lëvizjet internacionale” [international movements] rrënjët e të cilës mund të gjurmohen që në lëvizjet e artit modern të Evropës të fillimit të shekullit 20-të. Rrëfimi pëfundimisht u krijua në mes të viteve 30-ta nga Alfred Barr i Riu, pas ekspozitës së tij “kubizmi dhe arti abstrakt” [Cubism and Abstract Art] siç ishte pëkufizuar përmes diagramit të tij të famshëm dhe më vonë edhe përmes “rrëfimi i ekspozimit” [display narrative] të Muzeut të Artit Modern.

Me qëllim të shmangjes së kritikes dhe balancimit të këtij animi pro Evropian, muzeu kishte organizuar një seri ekspozitash të artit bashkëkohor amerikan të kuruara nga Dorothy Miller. Në atë kohë këto ekspozita, të cilat filluan me “14 amerikanët” [14 Americans] (1946), në pamje dukeshin më shumë si një shfaqje përcjellëse, akoma jo të gatshme për t’u bërë pjesë e rrëfimit kryesor. Por ishin pikërisht ekspozita të “amerikanëve” [Americans] në MoMA gjatë viteve të 40-ta dhe 50-ta, si dhe “Arti abstrakt në Amerikë” [Abstract Art in America] më 1951 që për herë të parë prezentuan në kontekstin e muzeut Gorkyn, Motherwell, Pollock, Gottlieb, Rothko, Kline, de Kooning..... Dhe kur në fillimet e viteve të 50-ta MoMA themelon Programin internacional të ekspozitave qarkulluese” [The International Program of Circulating Exhibitions] të financuara nga Rockefeller Foundation, me qëllim të “promovimit të një mirëkuptimi më të madh ndërkombëtar dhe respektin e ndërsjellë,” ishin pikërisht këta artistë që themeluan segmentet më radikale dhe më atraktive të ekspozitave qarkulluese të prezentuara para publikut Evropian.

Mes ekspozitave që u sollën në Evropë qenë edhe: “dymbëdhjetë piktorë dhe skulptorë bashkëkohorë amerikan” [Twelve Contemporary American Painters and Sculptors] (1953), “Arti modern në SHBA” [Modern Art in the USA] (1956), “Piktura e re Amerikane” [The New American Painting] (1958). Këtu do të mund të përfshinim përfaqësimin amerikan të sjellë si pako tek Documenta II (1959) nën patronazhin e programit internacional [International Program] të MoMA.

Ishin vite të çuditshme në art dhe në politikë. Në njërën anë arti modern duhej të mbrohej nga kritika e së djathtës (Alfted Barr. Jr.:“ “A është arti modern komunist” [Is Modern Art Communistic]) dhe në anën tjetër, u bë e dukshme, veçanërisht për njerëzit si Georgge Kennan, se arti modern amerikan mund të përdorej në Luftën e Ftohtë kulturore, si shprehje e kreativitetit dhe lirisë së Perëndimit.

Pavarësisht kontekstit të Luftës së Ftohtë të programit internacional të MoMA, nga këndvështrimi i sotëm, ndoshta do të ishte më e rëndësishme të kuptohej se në çfarë mase këto Ekspozita Qarkulluese ndihmuan themelimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor evropian të pasluftës që bazohej në modernizëm (Arti Abstrakt), individualizëm dhe internacionalizëm. Ishte pikërisht arti abstrakt i cili në vitet e 50-ta, si në Evropë, ashtu në Amerikë, përfundimisht vendosi rrëfimin e Alfred Barr si të vetmen histori legjitime të artit modern.

Andaj, Muzeu i Artit Amerikan, i hapur së fundmi, i dedikohet kryesisht mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve të programit internacional të MoMA dhe ekspozitave qarkulluese të kuruara nga Dorothy Miller dhe Porter McCray. Ai gjithashtu shfaq “Muzeun e Artit Modern” si një zbulim amerikan i përkufizuar nga dy ekspozita historike të Alfred Barr të vitit 1936 : “Kubizmi dhe arti abstrakt” [Cubism and Abstract Art] dhe “Dada, surrealismi dhe arti fantastik” [Dada, Surrealism and Fantastic Art] ku vija kohore e këtij rrëfimi përmbyllet në mesin e 30-ave, kur edhe ishte krijuar.

Ekspozita e Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë përbëhet nga dy pjesë.
Njëra pjesë lidhet me historinë e paraluftës së Dytë Botërore të Muzeut të Artit Modern.

Pjesa e dytë ndërlidhet me dy dekadat e para pas luftës dhe shfaqjen e Artit Amerikan në skenën botërore, me ekspozitat e MoMA të Artit Amerikan mes viteve 1946-1956, ekspozitën e koleksionit të Peggy Guggenheim në Bienalen e Venecias 1948 si dhe Programin Internacional të MoMA të themeluar më 1953. Pjesë e Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë janë edhe ekspozitat e MoMA të Artit Amerikan në Paris më 1955, në Beograd më 1956 dhe Documenta II të vitit 1959 në Kassel.

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë mbështetet nga: ERSTE Foundation, Trust for Mutual Understanding, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës , Kancelaria Federale e Austrisë, Ministria e Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisës e Republikës së Kosovës, AMM, X-print dhe DZG.