• Makina e Riemnimit në Stacion
Makina e Riemnimit

Makina e Riemnimit
8 Dhjetor 2008, 14:00 - 18:00

Pjesmarrës: Hristina Ivanoska, Agon Hamza, Kalle Hamm, Albert Heta, Sasha Huber, Suzana Milevska, Milica Tomic & Branimir Stojanovic, Žarko Trajanoski, Saso Stanojkovic

Kuratore: Suzana Milevska

Projekti 'Makina e riemnimit' fokusohet në ngatërresat komplekse të natyrës politike dhe kulturore në procesin e ri-emërimit. Projekti reflekton mbi nevojën urgjente që të vihet në pyetje se si këto procese ndikojnë në konstruktimin dhe destabilizimin e kujtesës nacionale, kulturore dhe identitetit personal përgjatë dy dekadave të fundit në ish-Jugosllavi dhe kohës së kandidimit në Unionin Evropian.

Përmes ekspozitave, debateve publike dhe punëtorive të shumta, ky projekt do të përfshij fenomene të ndryshme artistike dhe kulturore që i bashkëngjiten konceptit të “ri-emnimit” dhe “brand-imit”, me qëllim që të hulumtohet se deri në çfarë shkalle ndikohet kultura vizuele dhe shkelet identiteti kulturor dhe politikat kulturore në rajon.

“Makina e Riemnimit”  tenton që të vë në pah arbitraritetin dhe rastisjen e përdorimit të emrave, por po ashtu të hap debat mbi shabllonet e padukshme ideologjike  “të makinerisë së dëshiruar ri-emëruese” që qëndron pas fuqisë së regjimeve të reprezentimit të cilat shpronësojnë dhe emërojnë. Projekti i referohet në përgjithësi çështjes së emërimit dhe implikimit të tij teorik, por qëllimi i tij është vetëm ta hap diskutimin mbi politikën që qëndron pas emërimit dhe ndryshimit të toponimeve, qoftë emri i një personi apo i një shteti.

'Aparatusi' i ri-emërimit filloj të punoj me shpejtësi pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Shumë gjurmë nga koha e Titos dhe emri i Titos gradualisht janë fshirë/apo mbishkruar duke u ri-emëruar. Qytetet e Titos morën emrat e tyre të mëparshëm Velenje e Titos u bë Velenje, Mitrovica e Titos në Mitrovica e Kosovës, Titograd - Podgoricë. Posaçërisht komunitetet përgjat kufirit janë ndikuar nga procesi i ri-emërimit s pasojë e deterritorialitetit dhe migrimeve. Ri-emërimi ka të bëjë po ashtu me gratë si pjesë e martesave patriarkale dhe marrëveshjes së pranimit të mbiemrave të familjes së burrit. Inercioni për të bërë diç të tillë ka ndryshuar gradualisht, mirëpo ende ka kultura të cilat nuk lejojnë që të vihet në pyetje ky ritual agresiv nga i cili cenohet identiteti femëror dhe subjekti i saj.

Organizuar nga PA.R.A.S.I.T.E. Institute - Ljubljana
Partnerët dhe bashkë-organizatorët: Stacion Center for Contemporary Art Prishtina, Peace Institute - Ljubljana, press to exit project space – Skopje, Cultural Centre “Točka” – Skopje, Gallery “Miroslav Kraljević” - Zagreb


Përkrahur nga: Erste Foundation, European Cultural Foundation-ECF, Swiss Cultural Programme Macedonia /Pro Helvetia Skopje, Ministry of Culture of Republic of Slovenia, Ministry of Foreign Affairs of Slovenia, Municipality of Ljubljana, FRAME - Finnish Fund for Art Exchange.