• Merita Koci: Life
Life

 

Merita Koci: Life


Dy pjesë të një ekspozite
Artistët: Merita Koci, Driton Hajredini
Punë kuratoriale nga Albert Heta


18/6/2009 - 18/7/2009
Hapja: 18/6/2009, ore 20:00.


Në të gjitha, apo gadi të gjitha tekstet që i kam shkrujt për ekspozitat, pjesë të programit të Stacion -­ Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, po më duket që e kam përdore kompozicionin e fjalëve 'në këtë skenë', apo 'skena','skena' (1). Edhe ketë herë nuk ka me qenë ndryshe. Shumë janë ba ata që nuk dojnë me kuptu pse kemi nisë me u marrë edhe me të kalumen, pse e kaluemja asht me randësi apo pse puna me të kalumen po bahët çelës për me lexu të tashmën, dhe me i pa mundësitë e të ardhmës. Jasteku i amnezisë asht ba shtroja e përshtatshme ku ky mentalitet kish dasht me pushu.

Poashtu, si duket në praktikën e punës së artistëve të kësaj skene termet si 're-enactment' jane aq të sofistukuara dhe të vështira për me u hanger, pasi që në shumë raste artistët përdorin një strategji popullore, mbi të cilën kjo shoqni e sodit asht e konstruktume, 'mshef, fshije, kopjo dhe pervetso' si strategji e zgjedhun për me operu edhe mbi një pune arti nga e kaluemja.

Në këtë rast ne nuk do të tregojme një punë që merrët me të kaluemën. Do të tregojme një punë nga e kalumja e afërt që merrët me të sotmën. Një punë që në kohën kur asht kriju ka mbetë pa një kontekst të duhun historik, si edhe shumë punë të tjera nga kjo skenë.

Ne jemi të prirur të mendojmë se kulturat e bazueme në identitetin seksual dhe gjinor ­- komuniteti LGBT, në Kosovën e pas luftës, janë një realitet shoqnor i importum prej perendimit prej bijëve dhe bijave tona të dergume në vend të sigurtë, dhe të dërguar për me punu e majtë Kosovën gjatë okupimit të fundit serb 1989 - 1999, dhe si i tillë komuniteti LGBT asht trup i huaj në kulturën tonë. Por edhe në këtë tregim, si duket askush nuk e din çka të bëhet me ata që e importuan këtë realitet ­- bijtë dhe bijat tona të guximshme. Ky kontekst, tani në trupin e një shteti te ri, asht i obliguar për me i gjetë vend pakicave etnike, por sfida kryesore dhe çelësi për zgjidhjen e madhe asht me gjetë mënyre me i toleru pakicat e shumicës.

'Life' (2003) nga Merita Koci asht pjesa e dytë e ndertimit të 'një ekspozite'

Puna e parë e treguar në procesin e bërjes së 'një ekspozite' është 'Kush e vrau pikturën?' nga Driton Hajredini.



(1) K
ëto tekste të shkurta dhe janë më tepër një ftesë e hapur dhe provokim i vogël për shkrimtarët dhe kritikët për me shkrujt për këto punë, këto ngjarje dhe këto ekspozita.