• Liburn Jupolli në Shkolla Verore si Shkollë 2018
Liburn Jupolli: Koncert Autorial

Liburn Jupolli në Shkolla Verore si Shkollë 2018
2 gusht, 2018, 21:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezantoj “Koncert Autorial” nga Liburn Jupolli, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.

Programi i Koncertit
1.Low Million
2.Øresund Line
3.Horisons d’or
4.KurrizCold Dance
5.Mid Million
6. Snarrh
7.Tout ce que vous savez, mais avec plus d'eau
8. High Million

Programi përfshin vepra nga 2015 të punëve të fundit, duke kombinuar piesazhe tingullore nga Octo si instrument “hapësinor”, që hulumton vetitë mikro-intervale të instrumentit posaqërisht në lidhje me të shkruarit “hapësinor ”për 8 dalje që posedon instrumenti.

Octo është një instrument solo që punon si “TUT!!” (një version solo i punës origjinale orkestrale), që hulumton urë muzikore të instrumenteve Shqiptare dhe Ballkanike që kanë përzirje të mundësive tonale nga Evropa Perëndimore, dhe Evropa Jug/Lindore, që i kombinon ato në vija homogjene të shprehjës dhe në të njejtën kohë në horizonte tonale komplekse dhe të shumëllojshme.

Punët tjera hulumtojnë “Totemic” aspekte përsëritëse të aspekteve shqipatare të ISO polifonisë në një garë pasqyre, të goditjeve të përsëritshme Afrikane dhe ndjshmërisë Ballkanike të kompleksitetit ritmik dhe në theks.

Liburn Jupolli është kompozitor, pianist dhe inovator në fushën e muzikës klasike dhe stileve të ndryshme. Ai ka një interës të veçantë në inovacion të instrumenteve muzikore dhe në avancimin e komunikimit dhe edukimit muzikor, si një mjet gjithëpërfshirës i komunikimit dhe si një mjet që mund të shërbejë për mësimin e subjekteve të tjera, siç është matematika. Aktualisht, ai është duke studiuar në Francë, ku ka përfunduar Masterin për EdTech, me fokus në zhvillimin e instrumenteve muzikore dhe komunikimit muzikor, në CRI-Centre de Recherche Interdisciplinaire – Paris Descartes.