• Laura J. Kurgan në Shkolla Verore si Shkollë 2018
Laura J. Kurgan: Mermeri i Zi dhe Konektoma (Sistemi i Neuroneve)

Laura J. Kurgan në Shkolla Verore si Shkollë 2018
30 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Mermeri i Zi dhe Konektoma (sistemi i neuroneve)” nga Laura J. Kurgan, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.

Mermeri i Zi dhe Konektoma (sistemi i neuroneve)

Këto dy harta janë shndërruar në imazhe ikonike që qarkullojnë shpesh nëpër media për të përfaqësur rrjetet. Mermeri i Zi, një kompozit i pamjeve satelitore të dritave në Tokë të marra nga hapësira çdo natë, është një ikonë e një globi të elektrifikuar dhe të rrjetëzuar. Konektoma, një hartë e rrjetëzuar e lidhjeve elektronike ndërmjet neuroneve, qelizave miliardëshe që formojnë trunin tonë, është një ikonë e shkencës së re të trurit të rrjetëzuar. A kanë këto harta diçka të përbashkët? Unë do të prezantoj dy instalacione publike të reja që përdorin të dhënat që formojnë këto harta për të diskutuar rreth limiteve dhe potencialeve të tyre, si dhe çfarë i lidhë ato.

Laura Kurgan ligjeron për arkitekturë në Shkollën për Arkitekturë, Prezervim dhe Planifkim në Universitetin e Kolumbias ku edhe është drejtore e Laboratorit për Dizajn për Informacion Hapësinor (SIDL) si dhe Drejton programin për Studime Vizuele. Ajo është autore e “Close Up at a Distance: Mapping, Technology, and Politics” (Zone Books, 2013). Puna e saj hulumton tema të ndryshme, duke filluar nga teknologjitë e hartimit digjital deri tek etika dhe politikat e hartëzimit, dhe të artit, shkencës dhe vizuelizimit i të dhënave. Puna e saj është shfaqur në Cartier Foundation në Paris, Bienalen e Arkitekturës në Venedik, the Whitney Altria, MACBa Barcelona, ZKM në Karlsruhe, dhe në Muzeun e Artit Modern. Ajo është fituese e bursës United States Artists Rockefeller Fellowship në vitin 2009. Hulumtimi i saj i fundit përfshin një projekt shumë vjeçar SIDL "million-dollar blocks" si dhe kostoja e burgosjes urbane amerikane dhe një ekspozitë mbi migrimin global dhe ndryshimet klimatike, Native Land: Stop Eject, e shfaqur në Fondation Cartier në Paris etj. Ndër të tjera, ajo është autore e artikujve dhe ese në Revistën Atlantic, Volume, Grey Room, Assemblage, dhe Else/Where Mapping.