• Course 8: Free Space Where Things can come Together: Is this a sculpture class?
Kursi 8: Hapësirë e lirë ku gjërat mund të bashkohen: A është ky një kurs për skulpturë?
Kursi 8: Hapësirë e lirë ku gjërat mund të bashkohen: A është ky një kurs për skulpturë?
Kurs nga Bernhard Rüdiger
12 – 17 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Artistët e rinj ose ata më të vjetër shpesh përballen me pyetjen: "Më trego më shumë për punën tuaj, çfarë arti krijoni?" Edhe nëse kemi përvojë, është gjithmonë e vështirë të japim një përgjigje të qartë. Shumë shpesh do të doja të mos e zgjas dhe thjesht të them: "Unë jam një skulptor". Por më pas do ju duhej shtuar një shpjegim duke thënë: "por ka të bëj me instalacion dhe është në lidhje me zërin", ose dikush tjetër do të thoshte: "Edhe unë bëj edhe video" ose "ka të bëj me performim" e kështu me radhë. Pse nuk mundemi t'i përgjigjemi kësaj pyetjeje thjesht dhe shpejt?

Kursi propozon të bëhemi bashkë dhe të provojmë ta theksojmë këtë pytje nëpërmes punës praktike dhe kolektive.

Në shikim të parë, kjo duket një qasje personale, por nëse angazhohemi më thellë, ne do të shohim se si ajo merret me çështje komplekse politikë dhe me shoqërore.

Për të prezentuar kursin, le të kthehemi mbrapa në një nga përkufizimet e para të skulpturës në artin modern në traktatin e rilindjes nga Vasari, që u bë baza themelore e historisë moderne të artit. Fjalia e parë e kapitullit kushtuar skulpturës thotë: "Skulptura është një art, që duke hequr gjithçka të tepërt nga materiali në përpunim e redukton atë në formën e dizajnuar në mendjen e artistit". Për Vasarin materiali duket të jetë një tërësi, nga e cila duhet të gdhendet figura. Ne do të thonim formën në një gjuhë bashkëkohore. Ai shton disa fjali më vonë, se kjo vlen edhe nëse dikush punon me keramikë apo dyll. Kjo do të thotë që për Vasarin të ndërtosh një formë nga një tërësi është një përkufizim i përgjithshëm i veprimit të skulptorit edhe kur një artist e punon duke shtuar materiale për të arritur në një formë.

Në ditët tona nëse lexojmë Vasarin fjalë për fjalë, mund të themi se një supozim i tillë është i dobishëm për ne. Por nëse nuk e trajtojmë këtë në relacion me një proces të lashtë të punës, por si një qasje teorike dhe të përgjithshme të formës, mund të nxjerrim në pah idenë e përgjithshme të mardhënies së një elementi pozitiv me një element negativ. Tërësia negative që Vasari e quan "materiali nën trajtim", është po aq e rëndësishme sa forma pozitive. Ajo qëndron në fillim të procesit për të bërë diçka të bëhet e dukshme. Forma del nga një tërësi që mbetet e paemëruar dhe bëhet përmes një procesi pune, që është e pa dukshme. Në mendjen e Vasarit, nga guri nxirren forma pozitive dhe negative, që del nga një materie negative, pa rend apo cilësi.

Nëse e shikojmë mënyrën se si mendojmë në ditët e sotme rreth formave dhe mënyrën se si veprojmë kur i prodhojmë ato, mund të themi se ne ende nxjerim një element pozitiv nga një tërësi negative. Kjo materie e padefinuar dhe e ndarë shëndrrohet në një lloj sfondi, horizonti në të cilin shfaqet forma pozitive. Ne duhet ta pranojmë se ne ende mendojmë për format tona në të njëjtën mënyrë. Një vepër arti është një formë e dukshme që del nga një sfond i cili nuk nënkupton vetëm një materie të dëlirë, por edhe një sfond kulturor, politik, një horizont shoqëror në të cilin, ose përkundrejt së cilës e kemi ndërtuar formën tonë. Kjo është mënyra se si ne përshkruajmë një formë në avangardë, në artin modern ose bashkëkohor. Një formë e re revolucionare e ndërtuar kundër një tërësie të dhënë, një horizonti të dhënë.

Por cili është roli i kolazhit dhe asamblazhit në artin modern dhe ç'të themi për termin tonë bashkëkohor të “instalacionit”? Dhe çfarë për mediat e reja, ku format regjistrohen dhe formësohen dhe të cilat mund ti shkarkojmë nga internet dhe t’i kopjojmë? Një formë ekzistuese mund të prodhohet thjesht duke riprodhuar dhe duke shtuar element ekzistues.

A do të thotë kjo se nuk ka më asgjë të këtij elementi thelbësor negativ nga i cili ne mund të gjenerojmë një formë pozitive? A do të thotë kjo se një formë mund të jetë vetëm një element pozitiv pa asnjë sfond? A është e mundur që format tona ekzistuese thjesht rrin pezull në realitet pa qenë dialektike, politike? Edhe artisti më tradicional bashkëkohor tani punon me mediat e reja dhe nuk gdhend më një formë nga një materie e caktuar. Arti bashkëkohor merret gjithnjë e më shumë me çështjet politike dhe shoqërore, edhe nëse teoria e formës është e përfshirë ende në lidhje me qasjen e Gjorgjo Vasarit.

Duket sikur ne rrjedhimisht ballafaqohemi me një lloj kontradikte: ne nuk mund të reflektojmë për veprimet tona dhe procesin tonë të prodhimit, pa u kthyer në këtë qasje dialektike të gdhendjes të një elementi pozitiv nga një negativ.

Nëse kjo mund të shpjegojë vështirësitë tona për t'iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë për punën tonë, duket qartë se ne duhet të krijojmë një mendim të ri mbi procesin artistik në lidhje me një ide të re të materies, në një sfond tjetër shoqëror dhe politik.

Pra, le të mblidhemi së bashku në Prishtinë dhe duke filluar nga ky vend i veçantë dhe materiet origjinale rreth nesh, le të përballemi me këtë kontradiktë sikur edhe artistët e tjerë. Le të eksperimentojmë së bashku duke prodhuar forma në një proces kolektiv të punës dhe le të hedhim një vështrim mbi veprimet tona. Le t'i kushtojmë vëmendje gjesteve, le të theksojmë procesin tonë "gdhendës" kontradiktor, duke analizuar mënyrën se si emërojmë dhe përshkruajmë veprimin tonë.


Biografia
Bernhard Rüdiger, lindur në Itali (Romë, 1964) punon dhe jeton në Paris. Ai ka diplomuar nga Accademia di Belle Arti në Milano me Luciano Fabro, dhe sot ligjëron në Lion, pas një kohe si ligjeruës në Tours dhe Valenciennes. Ai është redaktor në revisten Tiracorrendo dhe ka qenë bashkëthemelues i galerisë së artistëve Lo Spazio di Via Lazzaro Palazzi, një hapësirë e frekuentuar në skenën e artit në Milan nga 1989 deri me 1993. Puna e tij ballafaqon vizitoret me një përvojë fizike që përfshin objektin, trupin dhe hapësirën. Njëkohësisht modele monumentale dhe pjesë arkitekturale, përmes aranzhimit të përpikt hapësinor dhe akustikë, puna e tij tenton të hulumtoj historinë, në veçanti historinë e vendeve. Përshembull, në një kopsht semi-privatë në residencën Perrin në Lion, Rüdiger ka instaluar një model të zvogëluar të ndërtesave të ulëta të cilat ishin shkatërruar me 2004 gjatë rinovimit të zonës në 2004, të cilat risjellin historinë dhe kulturën industriale të vendit. Punët e Rüdiger po ashtu sygjerojnë një përvojë fizike të drejtpërdrejt dhe të mundësisë që një punë mundet me reagu ndaj prezencës së vizitorit a po të elementeve në natyrë. Të gjitha projektet e Rüdiger përcjellën me studime të modeleve në karton, dru, hekur, si dhe të vizatimeve, por të cilat janë shumë më tepër se vetëm faza të procesit krijues. Ato përbëjnë një pjesë të plotë të punës, dhe kanë prezencë në prezentime dhe në aranzhime që përfshijnë diku 30 vitrina. (Pjesë nga Nadine Labedade, Qendra FRAC Orléans).


Pjesëmarrja në kurs
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.