• Kursi 3: Protest, Imagery, Art: Feminist Politics and Practice in Post-Socialist, Post-War Kosovo
Kursi 3: Protest, Imagery, Art: Feminist Politics and Practice in Post-Socialist, Post-War Kosovo
Kursi 3: Protest, Imagery, and Art: Feminist Politics and Practice in Post-Socialist and Post-War Kosovo
Udhëhequr nga Nita Luci, Linda Gusia dhe Vjollca Krasniqi
16 – 25 Korrik, 2018


Përshkrimi i kursit:
Në këtë kurs do të ekzaminohen praktikat dhe politikat feministe në Kosovë duke i vendosur ato në dy modalitete historike: 1. Dezintegrimi post-socialist dhe formimin e identiteteve në hapësirat private dhe publike; 2. Arti publik i pasluftës si përvojë e takimeve të përditshme mes fuqisë dhe estetikës. Ne do të marrim në pyetje regjimet e reprezentimit, praktikave diskursive dhe repertoarit vizuel të reprezentimeve, për mënyrat se si ato mundësojnë ndarjen e kufijve mes identiteteve kombëtare dhe gjinore, si dhe relacionet e tyre ndaj veçorive politike dhe kulturore dhe lidhjeve të tjera globale (protektorati i post-intervenimit BE).

Në kurs do të shqyrtohën mënyrat ku performancat publike, instalacionet, memorialet dhe protestat bëhen mjete për njohjen e ndërthurjes së ideologjive të ndryshme konkuruese, e në mënyrë të veçantë pozicionimeve feministe. Ky kurs mbështetet në analizat tekstuale teorike, shqyrtimin dhe analizimin e videove dhe materialeve nga arkiva, punimeve artistike, prezentimit të materialeve të kujtesës dhe protestave. Ky kurs poashtu synon të shpalosë një seri të tërë të pozicionimeve teorike, metodologjike dhe epistemologjike përbrenda shkencave shoqërore dhe praktikave feministe.

Për këtë udhëheqëset e kursit do të bazohen në një numër shembuj studimesh në Kosovë, veçanërisht përkujtimi i dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, puna e kolektivit HaveIt dhe lëvizjes së grave në Kosovë duke protestuar dhunën ndaj gruas. Protestat do të mundësojnë të kuptuarit më të gjerë se si aktivizmi i grave dhe ndërthurja me art i japin formë artikulimeve të reja feministe përbrenda lëvizjeve shoqërore.


Biografitë:

Nita Luci (PhD në Antropologji - Universiti në Miçigan, Ann Arbor) është ligjëruese në departamentin e Antropologjisë, Sociologjisë dhe Artit Bahkëkohor në Universitetin e Prishtinës.Fusha e saj e hulumtimit përfshin tema të gjinisë dhe burrërisë, lëvizjeve shoqërore dhe politike, shteti dhe post-socializmi, nacionalizmi, arti bashkëkohor, intervenimet ushtarake, kujtesa dhe dhuna.

Në vitin 2013 ajo ka bashkëthemeluar programin universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, UP, të cilin ajo momentalisht e bashkëudhëheq. Në vitin 2013 ajo ka qenë hulumtuese e ftuar në Institutin për Hulumtime Gjinore në Kolegjin Dartmouth. Përtej angazhimeve të saj universitare ajo poashtu shërben në bordet e një numëri organizatash të shoqërisë civile në Kosovë me fokus mbi gjinitë, LGBT, dhuna e bazuar në gjini, hulumtim dhe aktivizëm. Publikimet e përzgjedhura: The Making of Citizenship Against Corruption in Kosovo: Protest, Lies, and the Public Good (Edward Elgar, 2016); “Our men will not have amnesia”: Civic Engagement, Emancipation, and Gendered Public in Kosovo (bashkë-autore me Linda Gusia, CEU Press 2014); Un/welcomed Guests: NATO Intervention in Kosova (Routledge, 2011); Events and Sites of Difference: Mark-ing Self and Other in Kosovo (bashkë-autore me Predrag Markovic, Ashgate 2009); Superfluity: Cultural Policies and Contemporary Art (2008); The Politics of Remembrance and Belonging: Life Histories of Albanian Women in Kosova (bashkë-autore me Vjollca Krasniqi, 2006); Transitions and Tradition: Constructions of Gender, Nation and Family in Kosova (LitVerlang 2005); Das Schweigen der Frauen: Genderkonstruktionen und Genderdynamiken in Kosova vor und nach dem Krieg (Lit-verlang, 2004); Endangering Masculinity in Kosovo: Can Albanian Women Say No? (2002).


Linda Gusia (1978, Prishtinë) jep mësim në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Sociologjisë. Ajo mban titullin MA nga Univesiteti i Nju Jorkut (2003) dhe PhD nga Universiteti i Prishtinës (2016). Për momentin ajo është anëtare e Këshillit Udhëheqës në Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2014 ajo ka qenë bursiste në Institutin për Hulumtim Gjinorë në Dartmouth College. Fusha e saj e hulumtimit përfshin gjininë, seksualitetin, nacionalizmin, kujtesën kolektive në kontekst të konfliktit dhe luftës, hapësirave publike.

Si pjesë e tezës së saj të doktoraturës ajo merr në pyetje dykuptimësitë e nacionalizmit dhe gjinisë duke iu qasur nëpërmjet kënd-vështrimit të lëvizjes së grave në Kosovë dhe dhunës seksuale si strategji lufte. Publikimet e saj të fundit përfshijnë: Sociología pública y global de los movimientos sociales Breno Bringel y Geoffrey Pleyers (Editores) Capitullo 14 “Te estamos viendo”: protestas y violencia en Kosovo, Michael D. Kennedy dhe Linda Gusia, We are seeing you -Open Movement, Michael D. Kennedy dhe Linda Gusia (https://www.opendemocracy.net/openmovements); “Our men will not have amnesia”: Civic Engagement, Emancipation, and Gendered Public in Kosovo” (bashkë-autore me Nita Luci), në “Civic and Uncivic Values in Kosova: Value Transformation, Education, and Media”, e redaktuar nga: Sabrina P. Ramet, Albert Simkus, dhe Ola Listhaug, CEU Press, 2015; “Heshtja përkundër njohjes”, Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike.


Dr. Vjollca Krasniqi, është sociologe. Ajo mban pozitën e profesorit asistent në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo është kryetare e Programit Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore. Ajo mban titullin PhD nga Universiteti i Ljubljanës, titullin Master i Shkencave në Gjini, Zhvillim dhe Globalizim nga London School of Economics dhe titullin Bachelor në Filozofi dhe Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Hulumtimi i saj fokusohet në gjininë, kombësinë dhe kujtesën kolektive, rikonstruktimi dhe drejtësia e pas-luftës si dhe politikat sociale. Ajo ka udhëhequr dhe vetë ka qenë pjesëmarrëse në një numër hulumtimesh ndërkombëtare. Në pranverën e 2016-ës ajo ka qenë hulumtuese e ftuar në Institutin për Studime Gjinore në Dartmouth College. Ajo ka qenë aktive në lëvizjen e grave në Ballkan si dhe ka marrë pjesë dhe ka organizuar një numër konferencash mbi çështjet politike dhe gjinore.