• Kursi 3: Producing Shows - A Practical Guide to Exhibition Making and Project Management

Udhëheqës i kursit: Martin Fritz
11-15 korrik, 2016

Numri i pjesëmarrësve: 10

Ekspozitat janë ndërrmarje komplekse. Pos sfidave artistike, konceptuale dhe kuratoriale po ashtu është edhe ushtrim në menaxhimin e projekteve. Ambienti i prodhimit në art bashkëkohorë paraqet një nivel të lartë të strukturimit, të rrjeteve ndërkombëtare dhe zakonisht është sferë e disiplinuar.

Prodhimi i ekspozitave bashkëkohore kërkon shkathëtësi të shumëfishta duke filluar nga financimi dhe logjistika deri tek prodhimi i punëve nga ekipe multi-disiplinare. Marrëveshjet tradicional janë ende të nevojshme për punë ekzistuese ndersa punë të posaçme të komisionuara janënë kontekste të ndryshme të praktikës së përditshme. Realiteti i sistemit të produksionit të artit bashkëkohor me punën e shpërndarë ndërkombëtarisht, më kushtet e pa sigurta të punës dhe kushte “fleksibile” të financimit kërkojnë një qasje njejtë të barabartë fleksibile të menxhimit të projekteve.

Martin Fritz do të niset nga pervoja e tij në kurim dhe menaxhim dhe do të sjell njohuritë e tij me shembuj konkret. Sa me afer realitetit që është e mundur ne së bashku do të punojmë në të gjitha fazat e projektit nga një koncepti parësor, përmes buxhetimit, financimit deri tek marrëveshjet e produksionit, dhe prodhimi i teksteve dhe promovimi.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të përgatitur për t’i zhvilluar dokumentet kryesore për propozimit e tyre. Duke u bazuar në këto koncepte, secili sesion do t’i kushtohet çështjeve praktike të implementimit. Pjesëmarrja po ashtu është e mundur për ata të cilët nuk kanë project specifik, pasiqë puna do të zhvillohet në grupe. Punëtoria do të ndjek kronologjinë e një projekti. Çdo ditë do ti kushtohet një faze specifike të projektit.

Biografia:

Martin Fritz studoi juridikun në Vjenë nga viti 1981 deri më 1986. Që nga ajo kohë ka punuar në fushën e produksionit të artit bashkëkohor në Vjenë, Nju Jork, Gjermani, dhe shtete të tjera. Duke filluar me projekte të pavarura në teatër, arte pamore, dhe film gjatë viteve ’80, ai u specializua në produksionin dhe krijimin e projekteve të arteve pamore në bashkëpunim me kuratorë dhe institucione, me theks të veçantë në menaxhim të projekteve dhe artin në hapësira publike.

Mes tjerash ka punuar edhe si drejtor në rihapjen e P.S.1 Qendra e Artit Bashkëkohor në Nju Jork, koordinator i përgjithshëm në Manifesta 4 – Bienalja Evropiane e Artit Bashkëkohor në Frankfurt (Main), dhe drejtor menaxhues i In Between – Projekti artistik i EXPO 2000 në Hanover.

Së fundmi ka punuar si konsultant për çështjet strukturale dhe organizative për iniciativat e financimit të arteve si projekti i filluar nga Fondacioni Federal Kulturor Gjerman në Berlin dhe Fondacioni ERSTE në Vjenë. Puna e tij kuratoriale përfshin projektet e artit për spitalin në Merano, Itali, projektet e artit për universitetin në Klagenfurt, Austri, dhe Beziehungsarbeit – Kunst und Institution, ekspozitë në shkallë të gjerë për Institutional Critique si dhe më shumë për Künstlerhaus në Vjenë. Prej vitit 2001 deri më 2007 ishte anëtari i bordit të Fondacionit Ndërkombëtar Manifesta. Prej vitit 2004 deri më 2009 ishte drejtori i Festivalit të Regjioneve, Bienales së artit dhe kulturës specifike të lokacionit në regjionet rurale të Austrisë së Epërme. Mes punëve të tjera të mësimdhënies (Donau Universität Krems, Department für Bildwissenschaften, ECM – University of Applied Arts Vienna), Martin Fritz ishte edhe profesor në Universitetin e Webster – Kampusi në Vjenë, në lëndën e “Organzatat Kulturore - Struktura dhe Teoria”, dhe ligjërues mysafir në CuMMa, në Universitetin Aalto, Helsinki.

Aktualisht kërkimet e tij janë të fokususara në Pallatin Imperial në Vjenë dhe shfrytëzimin e tij si hapësirë për muze dhe ekspozita gjatë shekullit XX.