• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Kursi 3: Curating and Global Feminisms
Kursi 3: Curating and Global Feminisms
Udhëhequr nga: Jovana Stokić
10 – 14 Korrik, 2017


Përshkrimi i kursit:
Diskutimet për artin feminist shpesh herë supozojnë një horizont të ngjushtë, horizont perëndimor. Ky kurs do t’i pajisë studentët me një pasqyrë multidisiplinore të feminizmit dhe artit në një kontekst global me theks të vecantë në kurimin feminist.  Duke përdorur argumente që vijnë nga teoritë feministe, historia e artit dhe teoria e estetikës ne do të ndërmarrim një hetim kritik në mënyrat se si gjinia, gjeographia dhe forca e informojnë prodhimin e artit dhe do t’i eksplorojmë alternativat e rrëfimeve dominante kulturore dhe estetike. Temat do të përfshijnë përkthimet, punën, ndikimet, mishërimi, post-kolonializimi dhe dixhitalizimi. Studimet e rastit do të nxirren nga ekspozitat e fundit, nga teoria krittike dhe praktikat e artistëve.


Biografia
E lindur në Beograd, Jovana Stokić është kuratore dhe historiane që vepron në Nju Jork. Ajo ka doktoraturë nga Institute of Fine Arts, Univerisiteti i Nju Jorkut. Teza e saj, The Body Beautiful: Feminine Self-Representations 1970–2007, analizon veprat e disa prej grave artiste - Marina Abramović, Martha Rosler, Joan Jonas – që nga vitet e 70’, duke u fokusuar vecanërisht ne nocionet e vetë- paraqitjes dhe bukurisë. Stokic ka kuruar disa ekspozita tematike dhe ngjarje performuese në Shtetet e Bashkuara, Itali, Spanjë dhe Serbi. Eseja e saj “The Art of Marina Abramović: Leaving the Balkans, Entering the Other Side” është shfaqur në katalogun për The Artist Is Present (2010) në Muzeun e Artit Modern, Nju Jor Museum of Modern Art, New York. Stokić ka qenë partnere në New Museum of Contemporary Art, New York; hulumtuese në Whitney Museum of American Art, New York; kuratore e Kimmel Center Galleries, New York University; dhe kuratore e performances në Location One New York. Ajo ka dhënë mësim historinë e artit në New York University, Fashion Institute of Technology dhe gjithashtu është në fakultetin e MFA Art Practice.