• Shkolla Verore si Shkollë 2016
Kursi 1: Exhibition Histories and Canons of Contemporaneity
Kursi 1: Exhibition Histories and Canons of Contemporaneity 
Udhëhequr nga: Jelena Vesić and Branislav Dimitrijević
4 – 7 Korrik 2016


Përshkrimi i Kursit:
A mund të flasim për një koncept aq paradoksal sikur ligjet e bashkëkohores? - ky koncept përshkon dy fjalë kontradiktore me njëra tjetrën: Ligji, që nënkupton teologji të hershme, rregull, rend dhe vlera të përcaktuara dhe bashkëkohor që nënkupton një shoqëri globale në zhvillim, risi, dhe lëvizje progresive në drejtime të reja.
Nëse origjinaliteti i misterit të ligjit është “të dëgjojmë të vërtetën e Zotit’’, atëherë misteri i ligjit sot bazohet në një fushë autorizimi liberal të pashprehur me fjalë, ose më saktësisht, bazohet në “imunitetin” kritik të praktikave të artit bashkëkohor që siguron qasje në hapësirat tashmë të konfiskuara të lirisë së shprehjes dhe të autonomisë të artit.
Përderisa, në sensin bashkëkohor, ligji përfaqëson një “autoritet të nënkuptuar” që shihet si një e “vërtetë” e adaptuar në mënyrë shumë natyrale, logjike dhe të neutralizuar në diskurset e artit dhe kulturës.
Ligji asnjëherë nuk përflitet si i tillë (si ligj) është i fshehur, i normalizuar dhe gjithnjë në lëvizje të ideologjisë dominante “jo materialiste”.

Kursi, Exhibition Histories and Canons of Contemporaneity do të hulumtoj modele të ndryshme të 'shkrimit kritik' në hapësirën e ekspozitës, duke supozuar që çdo ekspozitë përfaqëson një “hapsirë të shkruar” e gjeneruar përmes komunikimit dhe socializimit, ndonjëherë edhe si një veprim i përbashkët-si hapsirë skenike, gjithashtu edhe si hapsirë më të gjerë të jetës së përditshme të një realiteti shoqëror-politik.
Kursi do të hulumtoj “raste” të ndërhyrjeve kritike artistike dhe kuratoriale-sjelljet e kontra-ekspozimit, jo-përfaqësimit, komunitarianizmit dhe dialogimit. Disa nga këto raste do të vendosën në realitetet gjeo-politike të hapësirës historike (post-) Jugosllave që nga viti 1960 deri më sot. Kursi do të analizoj mënyrat se si sjelljet kritike performohen brenda hapësirës së ekspozitës përmes gjuhën e normalitetit konvencional të bërjes së ekspozitës, bazuar në veprat e mahnitshme të artit nga individë, figurën e kuratorit dhe realitetin e pavëmendshëm të “tanishmës fantastike”.

Kursi do të merret me pyteje si: A është e mundur të mendohet për historinë e ekspozitës jashtë ligjeve të klasifikuara dhe standardizuara për prodhimin e njohurive akademike të bashkëkohorës? A është e mundur të mendohet për historinë si vazhdimësi e prishjes nga tendencat artistike të “borgjezisë” dominante? Si funksionon “shkrimi kritik” në hapësirën e ekspozitës për të hapur hapsirë më të gjerë për realitetet shoqërore dhe politike, kundër zgjerimit të tani-shmës në artin bashkëkohor?


Biografitë:
Jelena Vesić është kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese e pavarur, që vepron në Beograd. Gjatë viteve 2001-2009 ishtë bashkë-redaktore e Prelom- revistë e Fotografive dhe Politikës në Beograd dhe bashkë-themeluese e organizatës së pavarur Prelom Collective në vitet 2005-2010, që ka qen në fushën e botimeve, hulumtimit dhe ekspozitave që gërsheton teoritë politike dhe artin bashkëkohor. Që nga viti 2009 në Stamboll Jelena është bashkë-redaktore e Red Thread-Revistë për teori sociale, art bashkëkohor e aktivizmit dhe njihet si antare e bordit redaktues të Art Margins (MIT Press).
Hulumtimet e saj i karakterizon shqyrtimit i lidhjeve të artit me ideologjin në fushën gjeopolitike të shkrimeve të historisë së artit; arti eksperimental dhe praktikat e ekspozitës nga vitet 1960-1970 në ish-Jugosllavi dhe Europën Lindore; praktikat e vetë-organizimit dhe vetë-menaxhimit në kapitalizmin kognitiv bashkëkohor etj. Në praktikën e saj kuratoriale shpesh eksperimenton me kornizat e punës, metodologjitë dhe aspektet kontekstuale dhe bashkëpunuese të artit.
Projektet e fundit: Oktobar XXX: Exposition – Symposim – Performance , Cultural Centre Theatre, Panč evo 2012/Bone Festival, Bern, 2013; Against Art: Goran Đorđević – Copies (1979 -1985), Museum of Contemporary Art and City Gallery, Ljubljana - Beograd, 2012/13; Lecture Performance, Museum of Contemporary Art and Koelnisher Kunstverein, Cologne-Beograd, 2009/2010; Political Practices of (post-) Yugoslav Art: RETROSPECTIVE 01, Museum 25th of May, Beograd, 2009.


Dr.Branislav Dimitrijević është profesor i Historisë dhe Teorisë së Artit në Shkollën për Art dhe Dizajn në Nova Academy në Beograd. Gjithashtu është ligjerues në kursin për praktika kuratoriale në Universitetin e Artit në Beograd në kuadër të programit Erasmus. Fusha kryesore e hulumtimeve të tij historike është arti pamor, kultura e popullarizuar dhe filmi në Jugoslavinë socialiste.

Si kurator hulumton “pozitat-specifike” dhe “narrativat fizike” në artin bashkëkohor dhe politikat e ekranit.
Projektet e tij kuratoriale përfshijnë:
Murder1 (CZKD, Beograd, 1997), Konverzacija (MOCAB, 2001), Situated Self: Confused, Compassionate, Conflictual (Muzeu i qytetit të Helsinkit; MOCAB, 2005),Breaking Step – Displacement, Compassion and Humour in recent art from Britain (MOCAB, 2007), FAQ Serbia (ACF, Nju Jork, 2010), No Network (D0 Nuclear bunker, Konjic, Bosnie, 2011), etj.

Në 20 vitet e fundit ka shkruar e redaktuar një numër librash e revista përfshirë këtu: On Normality: Art in Serbia 1989-2001 (MOCA Beograd, 2005), Good Life: Physical Narratives and Spatial Imagination (Qendra kulturore e Beogradit, 2012) dhe së fundmi GoranDjordjević - Against Art (MOCA Beograd, 2014).
Që nga viti 2014 rregullish shkruan për tema politike dhe kulturore për web-portali “Peščanik”.
Dimitrijević mbanë titullin MA në Histori dhe Teori të Artit nga Universiteti i Kentit (Britani e Madhe), PhD për Studime Kulturore Ndërdisiplinare nga Universiteti i Arteve në Beograd për tezën e tij në shfaqjen e kulturës konsumeriste në Jugosllavinë socialiste.