• Back to the future: Nysret Salihamixhiqi
Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi

Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi ka prapë të bëjë me shfaqjen e punëve në një hapësirë dhe kontekst tjetër. Kthimi në ardhmen (III) me Nysret Salihamixhiqin i kthehet viteve të 1960-ta dhe Kosovës.

A i kujtohet kujt Prishtina e vitit 1963? A i kujtohet kujt Kosova në Jugosllavi në vitet e 1960-ta, asokohe, gjithnjë e redukuar në një territor të banuar prej shqiptarëve, të parë gjithnjë prej pjesës tjetër të Jugosllavisë si të dyshimtë, armik që flet gjuhë tjetër; popullatë që edhe një herë tentoi t'i mbijetojë vitet e gjenocidit, vazhdimin e politikave kolonizuese dhe imperialiste të veshura me petkun e kuq, apartheidin, shovenizmin, ndjekjet politike, shtypjen policore dhe ushtarake, fushatat e dhunës; shoqëri që me mund të madh mundohet ta çajë shtegun drejt subjektivitetit dhe çkado tjetër që i lejohej brenda sistemit të atëhershëm, gjithçka tjetër pos lirisë dhe vetëvendosjes, që nuk ishte më fjalë e lirë prejse Kosovën prapë ia dhanë Jugosllavisë më 1944 dhe prejse Dështoi projekti “emancipues” që thuhej të ishte i bazuar në themelet programore te Partisë Komuniste të Jugosllavisë prej krijimit të saj më 1919, dhe vrasja e të drejtes për vetëvendosje për shqiptarët në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë, të mbajtur më 1944, që ishte fundi i Jugosllavisë Socialiste.

Vetëm më 1965 një shqiptar u bë Sekretar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Kosovës. Asokohe, Ballkani ­ termi politik që përdoret për errësimin e Jugosllavisë nuk ekzistonte.

Në 1960-tat e vonshme, Nysret Salihamixhiqi filloi kërcimin dhe zhytjen e tij në thellësi dhe lojën e tij monumentale (nënujore) në pikturat e veta.

Ky udhëtim paraqet një operacion për të kapë kohën përmes punëve artistike dhe teksteve të përzgjedhura, dhe punë në kontekstualizimin e kohës dhe hapësirës së ndërlidhun me veprat e jashtëzakonshme që janë në fokus të këtyre ekspozitave. Ky udhëtim paraqet edhe një investim në krijimin e hapësirës për një reflektim të ardhëm të besueshëm për punët e disa gjeneratave të artistëve, për gjeneratat e ardhshme të artistëve.

Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi ka të bëjë me punët e tij, atëherë kur ai ende pikturonte mes njerëzish në breg.

Albert Heta
Maj 2010