Konferenca SSAS
Konferenca SSAS
7 korrik 2016 ora 18:00

Panel 2: Studentët si Agjentë të Ndryshimit dhe Konsumues të Agjencisë
Me Lindita Tahiri, Jelena Vesić, Albert Heta, Besa Luci, Yll Rugova

Panel 1: Bashkëpunimi Rajonal dhe Internacionalizmi
Me Dukagjin Pupovci, Branislav Dimitrijević, Besa Luzha, Bujar Hoxha, Felix Gmelin

Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Konferenca e Shkollës Verore si Shkollë (SSAS), është pjesë e SSAS, një projekt bashkëpunues i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë i inicuar në vitin 2015. SSAS 2016 funksionin si një platformë artistike dhe edukative e stacionuar në Prishtinë, me partnerë bashkëpunues në Lublanë, Nju Jork, Beograd, Vjenë, Oslo, Shkup dhe Sarajevë.
Shkolla Verore si Shkollë është krijuar të jetë një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, me qëllim për të bashkuar e të shpërndarë njohuri kritike për trajtimin e sfidave të rëndësishme me të cilat përballemi sot, me anë të modeleve të reja dhe mundësive në edukim dhe bashkëpunim në fushën e artit.

Udhëheqësit e kurseve, ligjëruesit dhe bashkëpuntorët e Shkollës Verore si Shkollë 2016 kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues për pjesëmarrësit dhe publikun, e strukturuar me shtatë kurse, kurse teorike dhe të punës praktike dhe prodhimit të veprave të artit, ligjerata publike dhe prezentime, vizita, ekspozita dhe performanca, që krijojnë një përvojë dhe model unik.
Folësit në konferencë përfshinë profesionistë, artist, ekspertë dhe aktivistë të shquar nga rajoni i Europës Jug-Lindore dhe Europës Qendërore.

Konferenca zhvillohet në gjuhën angleze.
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë qëllim të krijojnë një hapsirë unike ndërkombëtare edukative dhe arsimore që funksionon në Prishtinë, si model progresiv; që zhvillon kurrikula ndërdisiplinare dhe angazhojë pjesëmarrësit nga rajoni e më gjerë të shkëmbejnë njohuritë dhe ekspertizat me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë funksionon si platformë që futë në veprim strategjitë që për qëllim kanë të promovojnë dialogun shoqëror; punon me qëllime të qarta shoqërore; inkurajon praktikat artistike dhe kërkimet e avancuara n’arkitekturë dhe shoqëri; përkrahë pavarësinë intelektuale si dhe punon për krijimin e rrethanave të cilat do ta bënin të mundur ekzistimin e mendimit bashkëkohor dhe praktikave bashkëkohore në art dhe shoqëri.
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është e përkushtuar për rikrijimin e momentit të nevojshem për përparimin dhe emancipimin e skenës bashkëkohore dhe mjedisit shoqëror dhe kulturor në Kosovë.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, ka në fokus të punës së vet praktikat e rrënjosura në proceset shoqërore në Kosovë dhe ndërlidhjen e tyre me proceset rajonale, Europiane dhe ndërkombëtare.
Mbështetësit kryesor të SSAS 2016:
ERSTE Foundation, The Austrian Federal Chancellery, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe RIT Kosovë.

SSAS 2016 po ashtu përkrahet nga:
Culture for All - phase III, Komuna e Prishtinës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Independent Curators International (ICI) , Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra në Prishtinë, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, Austrian Embassy in Pristina, Embassy of the Republic of Slovenia Priština, Ambassade de France à Pristina, Youth Initiative for Human Rights Office in Belgrade, AMM, X-Print and DZG.