• Kandidatët dhe fituesit e Çmimit

Çmimi “Artistët e së nesërmes” në Kosovë për herë të parë u organizua në vitin 2002. Në edicionin e parë fitues ishte Tahar Alemdar. Në edicionet me radhë fituesit e çmimit ishin: Jakup Ferri (2003), Kadër Muzaqi (2005), Fitore Isufi-Koja (2006), Fatmir Mustafa (2007); Bekim Glloku (2008), Miranda Thaqi (2009), Loreta Ukshini (2010), Astrit Ismaili (2011), Majlinda Hoxha (2012), Artan Hajrullahu (2013), Doruntina Kastrati (2014).

Artistët e rinj të Kosovës që kishin aplikuar për çmimin “Artistit e së nesërmës” 2017 janë Abedin Azizi, Agon Mehmeti, Albana Ejupi, Arbërore Sylaj, Avni Rudaku, Blerim Tmava, Butrint Morina, Dardan Zhegrova, Diellëza Tahiri, Enesa Xheladini, Faton Mazreku, Fidan Bejtullahu, Jetullah Sylejmani, Kushtrim Zeqiri, Laureta Hajrullahu, Merita Prelvukaj, Qendresë Deda, Yll Xhaferi.

Finalistët e çmimit “Artistit e së nesërmës” 2017 ishin: Arbërore Sylaj dhe Dardan Zhegrova, Qëndresë Deda, Faton Mazreku.

Fitues të çmimit “Artistit e së nesërmës” 2017 janë Arbërore Sylaj and Dardan Zhegrova.