• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Jovana Stokic: Parathënie për Kurimin Feminist
Jovana Stokić në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Enjte, 13 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Jovana Stokić, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Jovana Stokić: Secila duhet të kujdeset për kopshtin e saj - Parathënie për Kurimin Feminist.

Studimet kuratoriale mbështeten në kulturën materiale si fushë ndërdisiplinore që ofron kuptim të thellë përbrenda marrëdhënieve mes njerëzve dhe gjërave të tyre: krijimin, historinë, ruajtjen dhe interpretimin e objekteve.

Duke iu referuar motiveve kritike feministe të valës së tretë dhe të katërt dhe praktikës së kurimit, kjo ligjëratë sjell një spekulim performativ për mënyrat e ekzistencës dhe krijimit për gratë artiste sot.

E lindur në Beograd, Jovana Stokić është kuratore dhe historiane që vepron në Nju Jork. Ajo ka doktoraturë nga Institute of Fine Arts, Univerisiteti i Nju Jorkut. Teza e saj, The Body Beautiful: Feminine Self-Representations 1970–2007, analizon veprat e disa prej grave artiste - Marina Abramović, Martha Rosler, Joan Jonas – që nga vitet e 70’, duke u fokusuar vecanërisht ne nocionet e vetë- paraqitjes dhe bukurisë. Stokic ka kuruar disa ekspozita tematike dhe ngjarje performuese në Shtetet e Bashkuara, Itali, Spanjë dhe Serbi. Eseja e saj “The Art of Marina Abramović: Leaving the Balkans, Entering the Other Side” është shfaqur në katalogun për The Artist Is Present (2010) në Muzeun e Artit Modern, Nju Jor Museum of Modern Art, New York. Stokić ka qenë partnere në New Museum of Contemporary Art, New York; hulumtuese në Whitney Museum of American Art, New York; kuratore e Kimmel Center Galleries, New York University; dhe kuratore e performances në Location One New York. Ajo ka dhënë mësim historinë e artit në New York University, Fashion Institute of Technology dhe gjithashtu është në fakultetin e MFA Art Practice.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.