• If and Only If
If and Only If

Anri Sala: If and Only If
18 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj intervenim “If and Only If” nga Anri Sala, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.

Filmi i ri i Salës ‘If and Only If’ i bazuar në Elegji për Solo Viola nga Igor Stravinsky, skicon drejtimin e një udhëtimi i cili bëhet pjesë përbërëse e kompozimeve të tij muzikore. Një kërmill gradualisht e përshkon tërë gjatësinë e harkut të violës duke lëvizur paqësisht në të por pak nga pak duke e penguar balancën elegante në të cilën bazohet e gjithë loja e maestros. Ky kapërcim imition një dialog të fshehur të dy zërave që nënkuptohen nga vetë zemra e kompozicionit. Pjesa luhet si monolog mirëpo aludon në dialog, në formë tingulli të dy vargjeve, ku Sala e bën Elegjinë e Stravinskit një ndërveprim të prekshëm të violinistit të njohur Gérard Caussé me një kërmill kopshti. Kërmilli, vendndodhja e tij dhe ritmi që e imponon në perfomancë bën që instumentisti i violës të bëj ndryshime të vazhdueshme duke kompozuar në një situatë në evoluim e sipër. Kohëzgjatja standarde e Elegjisë ndikohet nga bashkëveprimi i instrumentistit me kërmillin duke bërë që kjo kohë pothuajse të dyfishohet. Kur kërmilli ngadalësohet dhe nuk lëvizë, atëherë Causse e adapton Elegjinë në formë që ta stimulojë kërmillin të vazhdojë të lëvizë. Muzika bëhet një kompozim organik dhe përpjkeke e dyanshme që krijohet nga violinisti dhe lëvizja e kërmillit, e që rezulton në pjesën e quajtur ‘ushëtimi epik’ i kërmillit.

Klubi i Boksit që nga viti 2014 administrohet nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, me koalicionin me të njejtin emër të themeluar nga institucione të pavarura të artit dhe kulturës, media të pavarura dhe organizata të shoqërisë civile. Ndërtësa është bërë e hapur për pubikun nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë nëpërmes veprës specifike për këtë hapësirë nga Elana Katz, punë kuratoriale nga Albert Heta. Ndërtesa ka pasë indentitete dhe përdorim të shumfisht nëpër kohë. Ndërtesa që dikur është shfrytëzuar edhe nga Klubi i Boksit Prishtina sot është platformë e pavarur bashkëpunuese e artit bashkëkohor me seli në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Që nga viti 2015 Klubi i Boksit është hapësira kryesore në të cilën zhvillohet programi publik i Shkolla Verore si Shkollë.

Anri Sala, artist që punon në Berlin, lindi më 1974 në Tiranë, Shqipëri. Ekspozitat e tij të fundit përfshijnë “The Present Moment (in D)”, Haus der Kunst, Mynih, Gjermani (2014); “Anri Sala: Two Films”, Museum of Contemporary Art, Detroit, Michigan (2012); Louisiana Museum of Modern Art, Humlebaek, Danimarkë (2012); Centre Pompidou, Paris, Francë (2012); “1395 Days Without Red”, Irish Museum of Modern Art, Dublin, Irlandë (2012); National Museum of Art, Osaka, Japoni (2011); Serpentine Gallery, Londër, Angli (2011) dhe Musée d'Art Contemporain, Montreal, Quebec (2011).

Sala fitoi çmimin Gilles Dusein në vitin 2000; Çmimin Artist i Ri në Bienalen e Venedikut më 2001, dhe Absolut Art Award, Stokholm, Suedi, më 2011. Në vitin 2013 u zgjodh të përfaqësoj Francës në Bienalen e 55-të të Venedikut me “Ravel Ravel Unravel” dhe së fundi Sala pranoi çmimin Vincent, Hagë, Holandë (2014).