• Identity Restoration Reloaded
Identity Restoration Reloaded

Identity Restoration Reloaded
Konferencë me panelistët Isuf Berisha, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi, Nita Luci, Valon Murati, Petrit Selimi. Konferenca do të moderohet nga Albert Heta

15 Nëntor 2012, ora 13:00

‘Identity Restoration Reloaded’, si konferencë dhe projekt është i bazuar në ri-bërjen e konferencës ‘Identity Restoration’, e mbajtur në vitin 2007, tani i zgjeruar në perspektivë me elemente të reja, dhe i vendosun në një kontekst të ri shoqëror dhe politik, për rëndësinë e ngjarjeve të kaluara në situatën e tanishme, me synimin me reflektu në praktikat e të sotmës dhe të ngjarjeve që na udhëhoqën në këtë rrugëtimi sfidues dhe në një proces të komplikuar të ri-krijimit të koncesusit shoqëror për një projekt ndërkombëtar për shtet – nji identitet politik bashkëkohor.

Në kontekstin e caktuar kohor, ‘Identity Restoration Reloaded’, ka për qëllim të funksinonoj si një intervenim sublim, në kohën dhe kontekstin kur ka me u paraqitë në publik, në nëntorin e vitit 2012.

Të gjitha modulet e punës dhe fazat e projektit ‘Identity Restoration Reloaded’ kanë rol specifik në strukturën komplekse të projektit.


Konferenca ‘Identity Restoration Reloaded’ është përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Ujë Rugove dhe DZG.