• Shoshe at Stacion
Erëmira Çitaku: Shoshë

Erëmira Çitaku: Shoshë
1/3/2011, 20:00hrs

Shoshë është vepër multimediale me poezi, muzikë dhe video punime

Erëmira Çitaku është një artiste novatore dhe eksperimentale. Poezia dhe muzika e saj gërshetohen me shumë ndjeshmëri në veprat saj me fjalë të thëna. Ajo gjithmonë është në kërkim të mënyrave të reja për tu shprehur dhe për tu dhënë zë edhe atyre që mund të mos e kenë rastin kurrë. Poezia e saj
është ndonjëherë politike, romantike, mandje edhe naive. Ajo ka lirinë dhe vullnetin të shtyj kufijtë dhe të kërkoj përsosmëri nga vetja e saj.

Shoshë do të ekzekutohet nga Erëmira Çitaku (flaut dhe shoshë), Liburn Jupolli (piano), Besa Berberi (soprano), Luan Durmishi (tenor), Drita Dida (violinë), Meriton Ferizi (harmonikë) and Nurhan Qehaja (interpretim i poezisë).

Ky interpretim është pjesë e Programit Hapësinor, modul pune i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.


Erëmira Çitaku: Shoshë është përkrahur nga Dukagjini, Koperativa, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Ambasada e Norvegjisë, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.