• Alban Muja: My name, their city, seven photographs, 80 x 60 cm (2012)
My Name Their City

Alban Muja: Emri im, qyteti i tyre

Hapja: 14 Nentor 2012, 19:00hrs.
14.11.2012 - 8.12.2012

Bisedë me artistin: 7.12.2012 ora 19:00

Fenomeni i emërtimit të fëmijëve sipas qyteteve të Shqipërisë, në Kosovë ka lindë si pasojë e ndikimit të politikave të identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Ëndërra dhe idea për Shqipërinë e unifikuar u zhvillua në shekullin e XIX që nga Lidhja e Prizrenit. Ide kolektive e lidhur me bashkimin e teritorit përrreth teritorit aktual të Shqipërisë për të formuar Shqipërinë e Madhe. Në pjesën e dytë të shekullit XX, idea e Shqipërisë së Madhe, u bë nyja kryesore dhe forca ideologjike që shtyu shoqërinë nën represion, kjo periudhë përfundoi me Pavarsinë e Kosovës në dekadën e parë të Shek XXI.

Emërimi i fëmijëve sipas qyteteve të Shqipërisë, buron nga faktorë tjerë. Si për shembull, pamundësia e shqiptarëve të Kosovës të udhtojnë drejt cka ata ndjenin si mëmëdhe, atje ku kishin etninë e përbashkët - cka edhe ushqej ndjenjën e nostalgjisë për Shqipërinë. Për shembull menjëherë pas luftës së dytë botërore, ka ndodh që­ motrat dhe vëllezërit, të ndahën, duke ngec në dy anët e kufirit në kohën e ‘mbylljës’ menjëherë pas luftës së dytë botërore. Nuk kishin mundësi të takohën deri në periudhën e rënies së komunizmit në fillim të viteve të 90-ta. Në këtë periudhë ishte bërë zakon që fëmijët të quheshin – Berat, Milot, Saranda, Gjirokastra, Shkodran, Butrint, Vlora, një gjë e pazakonshme për banorët e këtyre vendeve.

Punimet 'My name, their city' janë realizuar përmes 7 fotografive, 80 x 60 cm. Ato paraqesin individ duke mbajt fotografinë e qytetit, emrin e të cilit e mbajn.

Alban Muja



Alban Muja (lindur në Mitrovicë me 1980) është artist Kosovar, i cili aktualisht jeton në Prishtinë. Ai ka përfunduar studimet e Bachelor dhe Master në fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Punën e tij, Muja e realizon përmes mediumeve të ndryshme, përfshirë video instalacione, filma të shkurtër, filma dokumentarë, pikturë, fotografi dhe performancë. Punimet e Mujës janë shfaq vazhdimisht në ekspozita ndërkombëtare, festivale dhe programe të ndryshme duke përfshire edhe prezantimet personale.
Kryesisht i ndikuar nga proceset dhe transformimet sociale, politike në Kosovë dhe rajon, ai hulumton historinë dhe temat socio-politike të cilat i ndërlidhë me pozitën e tij sot në Kosovë.

Ai është fitues/pjesëmarrës në residencë/fellouship: Tobacna 001 residency/ City Musuem Ljubljana Slovenia, Apartment Project residency Istanbul Turkey, Young visual art award at ISCP Residency, New York, ARTSLINK Residency, New York, KulturKontakt Residency, Vienna Austria, Backyard International Artist Residency, Kuda-Center for New Media Novi Sad, Serbia, International Artist and Writer Residency, Santa Fe Art Institute, New Mexico USA, Braziers International Artist Residency, Braziers Park, OxfordShire, England.

Ekspozita “My name, their city” e Alban Mujës është pjesë e projektit ‘Identity Restoration Reloaded” i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Kjo ekspozitë është e përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Ministria e Kuturës Rinisë dhe Sportit, AMM, Ujë Rugove, X-print dhe DZG.

‘My name, their city’, është vazhdimësi e projekteve të Alban Mujës, që kanë emrin si pikënisje. Cka është emri, cka nënkuptojmë me të, emra të çuditshëm dhe të pa zakont, që kanë nje histori e deri te emrat e rrugëve si pjesë e tranzicioneve politike, ekonomike e sociale. Qysh në fillimet e punës së ti,j nga vitet 2003/2004, edhe emrat e artisteve ka qenë pjesë e hulumtit të Mujes..

Por për dallim nga veprat ‘Free your mind’ (2004), ‘Palestina’(2005), ‘Tourist City’ (2007), ‘Tibet’(2009), ‘Blue Wall red door’(2009), ‘Tonys’ (2010), ‘Ajda’ (2012), ‘My name, their city’ vjen në një medium tjetër dhe komplet të prezantuar ndryshe.