• Ekspozita e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2018
Çmimi Artistët e së nesërmes 2018
Qëndresë Deda, Altin Krasniqi, Dion Zeqiri
Puna kuratoriale: Vala Osmani dhe Albert Heta
Asistenca kuratoriale: Donjetë Murati
Arkitektura e ekspozitës: Vala Osmani

05/11/2018 - 05/12/2018
Hapja: 05/11/2017, ora: 20:00

Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2018.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele - YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjajshme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjeruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018
Punët e Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri mbulojnë një rrafsh të gjërë të praktikës artistike aktuale në Kosovë, duke përfshirë, pikturën, tekstin, instalacionin, grafikën dhe fotografinë. Punët ndajnë një interesim të përbashkët për marrëdhëniet mes kontekstit lokal dhe jetës bashkëkohore si dhe gjetjen e trajektores personale të procesimit të materialit dhe ambientit psikologjik të qyteteve kosovare.
Një intimitet gjendet në shumë prej punëve, ndërsa implikimet janë shpesh shoqërore dhe politike.
Qëndresë Deda (1988) ka përfunduar fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Dizajn Grafik (2008 – 2010). Aktualisht, studente në Universitetin e Ljubljanës, Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajn – Department i videos dhe mediave të reja.

Qëndresë Deda është artiste që punon përmes disiplinave të ndryshme, zakonisht duke vënë vetën në rol të objektit dhe subjektit. Kur shfrytëzon fotografinë, ajo e trajton kamerën si pasqyrë. Edhe pse puna e saj duket të jetë personale dhe intime, ajo merret me fenomenet e rrethanave të menjëhershme.

Lista e disa ekspozitaveve të zgjedhura individuale dhe kolektive: Galerija 7:069: S02EO1 - group presentation Trubarjeva hiša literature - 5. 11. - 15. 11. 2018, Second, third, fourth and fifth DIY Cabaret: Feminizem ni šala! – Cirkusarna NaokROG ,“Dance piece!” May –October 2018, Svetlobna gverila ALUO (smer video in novi mediji): Sladke barve / Sweet Colours, group presentation, May – June 2018, 7th – 11th March 2018 - Visual image representing the festival, Galerija Nočna izloba Pešak, KUD Mreža Qëndresë Deda: Kaj počnejo besede? March 3 – March 17 ⋅ 19th International Feminist and Queer Festival Red Dawns, FINDING KOSOVO A quest for identity, Exhibition June 14 – June 28 2017 ⋅ Atelierhaus Salzamt, Obere Donaulände 15, 4020 Linz, Austria, NSK State Pavilion - Group exhibition at Pallazo Ca'Tron, Venice, Çmimi Artistët e së Nesërmës (finaliste) – Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, 2016. Do you want something sweet? - Obalne galerije Piran (ekspozitë kolektive) maj 2015, Bienalja e artit grafik Ljubljana (28 gusht - 3 dhjetor 2015), (Pjesa II) Program shkëmbimi i artistëve të rinj nga Kosova në Villa Romana – mars 2015, Çmimi Aristët e së Nesërmës (finalist) - GAK – 2014, Hajde, Here And There, solo, mars 27. 2014 – prill 25. 2014 – Qendra Kulturore Tobacna 001 - kurator: Alenka Trebušak,!, It Doesn't always have to be beautiful unless it's beautiful, Çmimi Muslim Mulliqi, Galeria e Arteve e Kosovës,30.05.2012 – 30.07.2012, kuruar nga Galit Eilat & Charles Esche, maj 2012, Prishtina, AFTERMATH - CHANGING CULTURAL LANDSCAPE – Tendencat e fotografisë të angazhuar bashkëkohore Post-Jugosllave, përzgjedhja e artistëve nga Kosova, Çmimi Gjon Mili, Galeria e Arteve e Kosovës, 13.09.2013 – 13.10.2013, kuruar nga Frits Gierstberg, Prishtina, Bienalja XV de la Mediterranée – Symbiosis – Selanik 2011, Alone together: photography and the other, D me Qendresa Deda – Kuratorial nga Albert Heta - 16/12/2010 - 29/1/2011, Right Turn - Turn Right, kuruar nga Lulezim Zeqiri, Galeria Trafik, Prishtina, Ekspozitë personale në ECF (L'Espace Culturel Francais), Prishtina, Perspektiva 2010, kurar nga Erzen Shkololli, Tetris - Hapësira Manipuluese, Prishtina.
Puna e Qëndresë Deda e ekspozuar në ekspozitën e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 ka të bëjë me çështjet e identitetit, “hapësirë utopike” të lirisë, refuzimit, dhe të gjithë etiketimeve që mund t’i refuzosh, peshës së rëndë të çkado që mban me vete, rëndësisë së krijimit të hapësirës, dhe kur nuk ke hapësirë që përdor trupin-vetën si hapësirë.

Nga pjesët simbolike të imazheve, Qëndresë Deda ka ndërlidhur imazhin e “gurit”, që ka qenë metaforë për Mitin e Sisifus dhe të peshës së rëndë me tekst që ka qenë pjesë e ekspozitës para dy viteve që ka gjetur një pozicion me rëndësi për pozitën në të cilën ajo është e pozicionuar tash (si dhe të gjithë ne). “Tjetërsinë” që shihët në ne, profesioni, zhvendosja janë po ashtu universal dhe dëshirojë dhe kanë nevoj për liri.

Altin Krasniqi (1994) është artist që vepron në Kosovë. Në vitin 2014 Krasniqi ka përfunduar shkollën e mesme të arteve aplikative "Odhise Paskali" në Pejë, në drejtimin e pikturës. Duke vazhdur studimet në drejtimin “Pikturë dhe Arte Vizuele” nga viti 2014 deri në vitin 2017. Krasniqi ka marrë pjesë në koloni të shumta artistike dhe ekspozita kolektive ku ndër të tjera janë: “Jutopia” Soma Book Station, 2018, Prishtinë, Kosovë; ekspozita dhe çmimi "AR 2017" Galeria Kombëtare e Kosovës. Altin Krasniqi ishte fitues i çmimit të dytë dhe pjesmarrës në punëtorinë “Urgjencat delikate" - Cittadellarte, Itali dhe Art House, Shkodër, Shqipëri.


Për ekspozitën e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018, Altin Krasniqi tregon punën "Dyqani i pavarur tregëtar" që shpërfaq raportet shoqërore, si dhe mjedisin shoqëror, ekonomik, politik, kulturor.

Kjo praktikë ndonëse rrënjët i ka tek përvoja personale, shpërfaq gjithashtu edhe ndikimin kolektiv dhe raportet shoqërore në përgjithësi. Përtej një dyqani të vogël tregetar, kjo punë nuk kufizohet vetëm në hapësirat gravituese përreth dyqanit, por priret të i tejkaloj këto hapësira dhe të shfaqë aspekte të përgjithshme të karakterit shoqëror.

Ndonëse për nga paraqitja strukturore, formale e artistike puna tregohet përmes eksterierit, interierit dhe elementet të tjera përcjellëse nga aspekti përmbajtësorë kjo punë e tejkalon anën e paraqitjes formale dhe merr karakter të një realiteti të ri social. Kjo punë shfaqë pasojat dhe peripetitë në të cilat kalon një shoqëri tranzicionale. Këto pasoja janë më të ndieshme në aspektin ekonomik. Këto dyqane paraqesin ndikimin kapitalist në shoqëri.


Dion Zeqiri (1996) ka përfunduar studimet bachelor në dizajn enterier në Universitetin e Prishtinës (2018). Ai punon në një kompani të dizajnit si përpiluës i projekteve kreative. Dion Zeqiri ka filluar të pikturoj në shkollën fillore, në stile të ndryshme. Zeqiri punon me mediume të ndryshme si: instalacion, skulpturë, video dhe objekte të gatshme të gjetura, që në vazhdimësi kërkon të vë në pyetje ato objekte të gjetura për përkthimin e tyre në komunikim, që e bën gjuhën në shkallë shoqërore.

Ekspozita e parë e Dion Zeqirit ishte ekspozita personale “Rumination” (2018) e mbajtur në “Hapësira Motrat”, Prishtinë, Kosovë.

Praktika e Dion Zeqirit është pikënisje e përvojës së tij personale. Ai ka punuar për të fuqizuar subjektet që përfshijnë emocione aktuale apo kushte fizike, duke hapur interpretime të reja rreth rrethanave dhe dukurive.

Puna për ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018 trajton transformimin e hapësirës urbane si rezultat i ndërtimit të keq si dhe shumë faktorë të tjerë. Këto situata bëjnë që objekti, hapësira, shenjat e trafikut, dhe gjëra të tjera që nuk shfrytëzohen për destinimin e tyre themelor. Kur këto objekte, të cilat kanë pasë një funksion, edhe pse të njejtë në pamje, ato tashmë nuk përdorën për atë destinim. “Deterritorializimi” dhe zhvendosja e tyre në kushte të tjera, tregon interpretime të ndryshme.
Pyetjet gjithnjë e bëjnë Dion Zeqirin të hulumtoj esencën e dukurive, objekteve apo subjekteve. Për këtë ai thotë “Kur duhët të komunikoj, duhët të paraqes pyetje, dhe fillimi i pyetjeve është kur duhën të dhëna dhe mbledhja e njohurive të reja. Ato sjellin debat, formulojnë fjali të reja, citime të reja dhe elemente stukturore të shumë interpretimeve që kanë dhënë më shumë kontekst për punën”.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmim kyç dhe i pavarur i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York, mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në New York.


Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.
Qëllimi i çmimit "Artistët e së nesërmës", i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qendror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i Kryetarit Havel, organizatorëve dhe themeluesëve të Çmimeve YVAA ishte të shpërblejnë artitët e rinj me një rezidencë artitike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të teksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizem dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyes ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor and për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së nesërmës” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Në vitin 2017 Bordi i the Trust for Mutual Understanding aprovoj kërkesën e Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë qê çmimi Artistët e së nesërmes të kthehet në program qê organizohet çdo vit në Kosovë. Në vitin 2014 organizatorët e programit YVAA kishin vendosur qê çmimi Artistët e së nesërmes të organizohet çdo të dytin vit.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë teritorin e Kosovës.
Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet me 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon të gjithë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmës” 2018, për punën dhe bashkëpunimin e tyre.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon jurinë për punën dhe bashkëpunimin.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon mbështetësit e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” 2018 është përkahur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. Çmimi është mbështetur edhe nga Drejtorati për Kulturë i Komunës së Prishtinës dhe DZG.