DO IT

Hans Ulrich Obrist
DO IT

15.11.2013 - 14.12.2013
Hapja: 15 nëntor 2013 ora 20:00

Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë prezenton ekpsozitën do it të kuruar nga Hans Ulrich Obrist. DO IT (bëje) do të qëndrojë e hapur në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë nga 15 nëntori deri me 14 dhjetor 2013, dhe shënuar herën e parë që DO IT është realizuar në Kosovë, si dhe bashkëpunimin e parë të Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Hans Ulrich Obrist. 

Duke u nisur nga një lexim specifik i projektit dhe udhëzimeve nga publikimi i vitit 2013 ‘do it: the compendium’, Stacion ka prodhuar një interpretim të do it që është edhe specifik për kontekstin por dhe me qasje globale.

DO IT në Stacion ka të bëjë me vënjen në funkcion të mundësive për transportin masiv të informative dhe shpërndarjën e përmbajtjës e cila nuk do të duhej të arrijë te ju sot. Stacion synon të krijojë hapësirë të re të pa matshme për mendim dhe të nise një veprim që mundëson ndryshimin e pozitës të marrësit përfundimtar të informatës dhe artit. 

Nga fillimi në 1993, DO IT është rritur prej 12 udhëzimeve të artistëve, të cilat ishin rezultat i një bisede mes Hans Ulrich Obrist dhe artistëve Christian Boltanski dhe Bertrans Lavier për një projekt të vazhdueshëm që përfshin 400 artist ndërkombëtar, duke bërë këtë ekspozitën më të gjatë dhe më ndikim që ka ndodh ndonjëherë. Do it është realizuar në shumë vende të botës përfshirë Kinën, Hungarinë, Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën, Gjermaninë, SHBA, Estoninë, Costa Rica, Slloveninë, Uruguay tash edhe në Kosovë. 

Artistët veprat e të cilëve do të ekspozohen në Stacion përfshijnë: Marina Abramović, Etel Adnan, Ai Weiwei, Sophia Al Maria, Jennifer Allora & Guillermo Calzadilal, Pawel Althamer, Kathryn Andrews, Uri Aran, Cory Arcangel, John Armleder, Robert Ashley, David Arcangel, John Armleder, Robert Ashley, David Askevold, Ed Atkins, Tarek Atoui, Lutz Bacher, Darren Bader, Nairy Baghramian, John Baldessari, Mathew Nareny, Yto Barrada, Robert Barry, Gianfranco Baruchello, Jérôme Bel, Bernadette Corporation, Gerry Bibby, Dara Birnbaum, Mel Bochner, John Bock, Christian Boltanski, Iñaki Bonillas, Geta Bratescu, Joan Brossa, Waltercio Caldas, Mircea Cantor, Cao Fei, Antonio Caro, Maurizio Cattelan, John Chamberlain, Paul Chan, Boris Charmatz, Chu Yun, Jay Chung, Hélène Cixous, Claire Fontaine, Amy E. Cohen and Francisco J.Varela, Douglas Coupland, Meg Cranston, Critical Art Ensemble, Minerva Cuevas, Tacita Dean, Wilson Díaz, Diller + Scofidio, Trisha Donnelly, Jimmie Durham, Maria Eichhorn, Olafur Eliasson, Elmgreen & Dragset, Tracey Emin, Ayşe Erkmen, Cerith Wyn Evans, Matias Faldbakken and Anders Nordby, Hans- Peter Feldmann, Fend Mengbo, William Forsythe, Simone Forti, Yona Friedman, Hreinn Fridfinnsson, Simon Fujiwara, Theaster Gates, Paul-Armand Gette, Jef Geys, Gilbert & George, Simryn Gill, Liam Gillick, Édouard Glissant, Dominique Gonzalez-Foerster, Felix Gonzalez-Torres, Douglas Gordon, Dan Graham, Rodney Graham, Konstantin Grcic, Joseph Grigely, Ulrike Grossarth, Gu Dexin, Marie-Ange Guilleminot, Shilpa Gupta, Anna Halprin, Richard Hamilton, NS Harsha, Mona Hatoum, Federico Herrero, Anthony Hill, María Teresa Hincapié, Roger Hiorns, Damien Hirst, Shere Hite, Nicholas Hlobo, Carsten Höller, Jonathan Horowitz, Hu Fang, Huang Yong Ping, Pierre Huyghe, Fabrice Hybert, Cristina Iglesias, Joan Jonas, Ilya Kabakov, Stephen J. Kaltenbach, Mike Kelley, Hassan Khan, Kim Beon, Ben Kinmont, Ragnar Kjartansson, Alison Knowles, Aaron Koblin, Terence Koh, Jiří Kolář, Július Koller, Koo Jeong-A, Surasi Kusolwong, Suzanne Lacy, David Lamelas, Adriana Lara, Bertrand Lavier, Kemang Wa Lehulere, Xavier Le Roy, Sol LeWitt, Klara Liden, Erikvan Lieshout, Lucy R. Lippard, Liu Ding, Liu Wei, Thomas Lommée, Aníbal López, Lee Lozano, Lu Chunsheng, Sarah Lucas, David Lynch, Jorge Macchi, Tobias Madison, Mark Manders, Christian Marclay, Enzo Mari, Eva Marisaldi, Chris Marker, Helen Marten, Paul McCarthy, Cildo Meireless, Jonas Mekas, Annette Messager, Olaf Metzel, John Miller, Andrei Monastyrski, Valérie Mréjen, Otto Mühl, Eileen Myles, Jean-Luc Nancy, Deimantas Narkevičius, Ernesto Neto, Rivane Neuenschwander, Max Neuhaus, Albert Oehlen, Román Ondák, Yoko Ono, Füsun Onur, Damián Ortega, Fernando Ortega, Clifford Owens, Nam June Paik, Pak Sheung-Chuen, Charlemagne Palestine, Christodoulos Panayiotou, Lygia Pape, Nicolás Paris, Philippe Parreno, Marko Peljhan, Amalia Pica, Cesare Pietroiusti, Adrian Piper, Michelangelo Pistoletto, Marjetica Potrč, Cedric Price, Raqs Media Collective, Case E. B. Reas, David Reed, Tobias Rehberger, Pedro Reyes, Jason Rhoades, Pipilotti Rist, David Robbins, Adrián Villar Rojas, Ugo Rondinone, Martha Rosler, Ed Ruscha, Claude Rutaut, Anri Sala, Eszter Salamon, Tomás Saraceno, Julião Sarmento, Dimitar Sasselov, Peter Saville, Tomas Schmit, Thomas Schütte, Tino Sehgal, Kazuyo Sejima, Hassan Sharif, Jim Shaw, Rupert Sheldrake, Shimabuku, Gabriel Sierra, Alexandre Singh, Andreas Slominski, Micheal Smith, Micheal E. Smith, Nancy Spero, Bruce Sterling, Mladen Stilinović, Sturtevant, Hugo Suter, Pascale Marthine Tayou, Rirkrit Tiravanija, Yasunao Tone, Mario Garcίa Torres, Ryan Trecartin, Rosemarie Trockel, Agnes Varda, Anton Vidokle, Tris Vonna-Michell, Franz Erhard Walther, Wang Jianwei, Wang Wei, Hannah Weinberger, Lawrence Weiner, Richard Wentworth, Franz West, Emmett Williams, gil wolman, Erwin Wurm, Xu Tan, Xu Zhen, Yang Fudong, Zheng Guogu.

Ftesa për me mendu udhëzime të reja për DO IT është e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. 
Afati i fundit për të dorëzuar udhëzimet për DO IT është 29.11.2013.


Për Hans Ulrich Obrist
Hans Ulrich Obrist (b.1962, Cyrih, Zvicër) jeton dhe punon në Londër, ku ai bashkë drejton ekspozitat dhe programet e projekteve ndërkombëtare në Galerinë Serpentine. Paraprakisht, ai kuroi Muzeun e Progresit, Vienna, nga 1993 deri me 2000 dhe ka qenë kurator në Musée d’Art Moderne de la Ville de Paris prej 2000. Obrist ka kuruar më shumë se 200 ekspozita solo dhe grupore, bienale ndërkombëtare nga 1991, përfshirë Soup (1991), Hotel Carlton Palace (1993), do it (1994), Take Me, I’m Yours (1995), Manifesta 1 (1996), Live/Life (1996), Cities on the Move (1997), Nuit Blanche (1998), 1st Berlin Biennial (1998), Laboratorium (1999), Utopia Station (2003), Dakar Biennale (2004), 2nd Guangzhou Triennial (2005), 1st & 2nd Moscoë Biennale (2005 and 2007), Bienale Lyon (2007), dhe Yokohama Triennial (2008). Me 2007, Hans Ulrich ka bashkë kuruar Il Tempo del Postino me Philippe Parreno për Festivalin Ndërkombëtar Manchester, gjithashtu prezantoi në Basel (2009, të organizuar nga Fondation Beyelet Art Basel dhe Theater Basel. Në të njejtin vit, ai u shpërblya nga Instituti Van Alen më çmimin Senior Fellowship për 2007–08. Në 2008 ai kuroi Everstill në Shtëpinë Lorca në Granada. Obrist është duke kontribuar si redaktor në revistën Abitare, Artforum, dhe revisten Paradis. 

Për Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë 
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është institucion i pavarun për art bashkëkohor dhe arkitekturë. I themeluar në vitin 2006, Stacion sot është hapësirë për artistët, mendimtarët, kritikët dhe punonjësit sociopolitik, të përkushtuar në reflektimin dhe reagimin ndaj sfidave relevante të shoqërisë bashkëkohore, me qasje aktive, kritike dhe emancipuese. Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë funksionon si një platformë e hapur, që fut në veprim strategjitë për ta promovuar dialogun me publikun; punon me qëllime të qarta sociale dhe politike; inkurajon praktikat artistike dhe kërkimet e avancuara n’arkitekturë; përkrah pavarësinë intelektuale si dhe punon drejt krijimit të kushteve në të cilat mendimi dhe praktikat bashkëkohore do të mund të ndodhin.
Stacion është i përkushtuar për rikrijimin e momentit të nevojshëm për përparimin dhe mancipimin e skenës bashkëkohore dhe mjedisit kuturor në Kosovë.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka në fokus të punës së vet praktikat errënjosura në proceset lokale, rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Për DO IT
DO IT është ekspozitë që udhëton e konceptuar dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist, dhe e organizaur nga Independent Curators International (ICI), New York. Ekspozita dhe publikimi shoqërues janë bërë të mundshëm, pjesërisht nga grantet prej Fondacionit Elizabeth Firestone Graham, Fondacionit Robert Sterling Clark, dhe me mbështetjën bujare nga Project Perpetual dhe ICI’s International Forum dhe Board of Trustees.

DO IT në Stacion –Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është pjesë e projektit ‘Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)’ dhe mbwshtetet nga Ministria e Integrimit Europian e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Koha Group, Independent Curators International – ICI dhe DZG. 


www.stacion.org
www.curatorsintl.org