• D me Qëndresa Deda, 98
D me Qëndresa Deda

D me Qëndresa Deda
Pune kuratoriale nga Albert Heta

16 Dhjetor 2010 - 29 Janar 2011
Qasja prej 16
Dhjetor 2010, ora 19:00

D me Qëndresa Deda është ekspozitë e dizajnuar rreth një veprimi minimal - operacionit të zhvendosjes së përmbajtjes (me ndjeshmëri) prej një platforme virtuale, e përshkruar si një platformë e shërbimit shoqnor, në tjetrën; operacion i bartjes së imazheve prej Facebook, punë të parameditume për internet, në një web faqe të një institucioni të bazum në projekte për art bashkëkohor dhe arkitekture.

Në realitet, që nga ora 19:00, në ditën kur kjo ekspozite zyrtarisht hapet, të gjitha punët që janë në shënjestër të kësaj ekspozite, të cilat deri vonë kanë mujt me u pa në profilin personal në Facebook të Qëndresa Dedës, do të bahen të padukshme. Një përzgjedhje e këtyre veprave të artit do të shfaqen në web faqen e Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, duke filluar prej prej orës 19:00, në ditën kur kjo ekspozitë zyrtarisht do të jetë e hapur

Asgjë nuk është e rastësishme. D me Qëndresa Deda ka të bëjë me veprat që mu m'pëlqejnë. D është vallëzim.

Qëndresë Deda (1988) ka lindur në Prishtinë. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prshtinës, Dega e Dizajn Grafik (2008 - 2010)

Ekspozitat vetanake dhe në grup:
2010 Eksopzita personale në ECF (Qendra Kulturore Franceze), Prishtinë
Perspektiva 2010, kurator Erzen Shkololli, Tetris - Hapësina për Manipulim, Prishtinë
Right Turn, Turn Right, kurator Lulëzim Zeqiri, Traffic Gallery, Prishtinë

D me Qëndresë Deda përkrahet nga: DZG, Gegë, KTV dhe Rrokum.