• Cultural Policies as Crisis Management?
Politikat kulturore si menaxhim i krizave?

Politikat kulturore si menaxhim i krizave?
Shtator 21-23.2006
Prishtinë, Kosovë


“Politikat kulturore si menaxhim i krizave?” si pjesë e nji pune të vazhdueshme të Stacion  CCA – Stacion
Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë http://stacion.org, përqendrohet në themelimin e iniciativave më të forta kulturore dhe artistike edhe të vënies në provë të politikave aktuale kulturore si nji proces shtesë karshi negociatave politike për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Ky projekt do të shërbejë si nji platformë për intelektualët, artistët dhe prodhuesit e kulturës që të përfshihen në procesin aktual politik, dhe për t’i promovuar politikat kulturore bashkëkohore si model
për nji bashkëpunim më të fuqishëm në shtetet e Ballkanit perëndimor dhe të Europës, me përqendrim të
veçantë ndaj nevojës për rikrijimin e komunikimit normal ndërmjet prodhuesve të kulturës dhe të institucioneve kulturore nga Kosova e Serbia që mund të shërbejnë si katalizator të mundshëm për shoqërinë e gjithmbarshme në të dyja shtetet.

Punëtoria organizohet në bashkëpunim me EIPCP – Institutin Europian për politika Përparimtare
Kulturore, në Vjenë nën kornizën e projektit Translate - Përtej kulturës: Politikat e Përkthimit

http://translate.eipcp.net/

Nuk ka shumë dyshim mbi rolin e sotëm të politikave kulturore në Ballkan. Ato pothuajse gjithnjë
përcaktohen nga i ashtuquajturi normalizim i mbasluftës, i cili e ndjek rreptësisht modelin e
multikulturalizmit liberal. Tash, kur konstituimi politik i shteteve të pavarura të popujve të rajonit
po i afrohet fundit, pritet që këta popuj t’i riorganizojnë të gjitha marrëdhëniet e tyre, duke i
përfshirë shkëmbimet kulturore, në përputhje me parimet e njohjes së ndërsjellë dhe të tolerancës
demokratike. Ata duhet t’i pranojnë dallimet kulturore të njëri-tjetrit si tipare themelore të identiteteve
të veta kombëtare dhe kurrë të mos e dhunojnë të drejtën e tjetrit për ta pohuar veçantinë dhe
individualitetin vetjak kulturor. Kjo besohet se është e vetmja mënyrë për ta arritur idealin e
bashkekzistimit paqësor në Ballkan.

Megjithatë, ka edhe kritikë të këtij koncepti, që thonë se kjo, shikuar historikisht, nuk është ndonjë
risi për rajonin. Prandaj, në vend se të jetë zgjidhje, vizioni multikulturalist i politikave
kulturore duket të jetë pjesë e problemit. Për më shumë, duket ta legjitimojë retroaktivisht vetë
qëllimin e luftërave nacionaliste në vitet ’90 duke e përfshirë edhe praktikën e spastrimit etnik.

Punëtoria do ta trajtojë kritikën e këtij koncepti dhe i diskuton edhe qasjet e reja teorike dhe praktike
ndaj pyetjes së shkëmbimit kulturor si dhe mundësitë e përkthimit të tyre në politika konkrete kulturore.

Programi:

E enjte, 21.9.06

17:00  Hapja e punëtorisë dhe prezentimi i librit dhe
projektit “Politikat kulturore europiane 2015”, Andrea
Hummer, Boris Buden, Albert Heta
Vendi: Teatri ODA, Pallati i Rinisë, Prishtinë

E premte, 22.9.06 Sesionet e hapëta
Kryesues: Boris Buden
Vendi: Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë

10.00    Albert Heta: Fjala hapëse: "Politikat kulturore
si menaxhim i krizave?"
10:15    Boris Buden: Mbi kufijtë e konceptit të
politikave kulturore
10.50    Shkëlzen Maliqi, Mehmet Behluli: Politikat
kulturore: Prezentim i kontekstit kosovar
11:35    Petrit Selimi, Besnik Pula: Shoqëria e
angazhuar: Prezentim i kontekstit kosovar
12:10    Astrit Salihu: Politikat kulturore dhe Kultura e
Politikës
12.55    Borka Pavicevic: Reflektime mbi Ekspozitën
Pertej, Beograd 1998
14.40    Branimir Stojanovic: Shteti dhe arti bashkëkohor

15.25    Dusan Grlja, Jelena Vesic, Milan Rakita: Prelom
Collective
16:30    Marion Hamm: Lëvizjet shoqërore globale si
"Lëvizje shoqërore globale prej poshtë"? Rimarrja e
rrugëve dhe Indymedia
17:15    Erden Kosova: Shpërndarja e Konstelacionit:
Dështimet e Artit të Angazhuar në Turqi
18:00    Marita Muukkonen: Gjendja momentale e krizës në
art dhe kulturë / politika dhe krijimi i politikave

E shtunë, 23.9.06 Prezentimet dhe Punëtoria e Mbyllun

Vendi: Galeria e Arteve
10:30  Milica Tomic, Beograd: Diskutime me artisten
dhe prezentimi i veprës

12:30 Punëtoria e Mbyllun
Vendi: KIJAC

http://www.stacion.org/
http://translate.eipcp.net/Actions/discursive/lines/pristina

info@stacion.org


Politikat kulturore si menaxhim i krizave? Përkrahet nga Fondacioni Kulturor Europian. Sponsorët e tjerë
përfshijnë: Fondacioni kosovar për shoqëri të hapët, Zyra Zvicerane Kosovë. Përtej kulturës: The Politics of Translation (politikat e përkthimit) është themeluar me përkrahje nga Komisioni Europian.
Ky publikim [komunikim] i pasqyron pikëpamjet jo vetëm të autorit, dhe Komisioni nuk mund të mbahet
përgjegjës për informatat e pasqyruara në të..