• Kursi 7: Housing: making the impossible possible
Udhëheqësit e kursit: STEALTH.unlimited (Ana Džokić and Marc Neelen)
Korrik 12-16, 2016
Numri i pjesëmarrësve: 20

Në shoqërinë e ditëve të sotme, kur vije puna e zgjidhjes së situatës të strehimit, ne mbesim të vetëm në këtë sfidë. Mund të konsiderohet si ‘’normale’’ besimi që i vetmi realitet ku mund të kesh një shtëpi është ta trashëgosh atë, ose që shumë ‘’thjeshtë’’ të marrësh një kredi, të mbështetur në një punë stabile e të paguar mirë që të pret më tutje. Realiteti është shumë më i vrazhdë se aq dhe mundësitë janë të zbehta-ose thjeshtë nuk vijnë me kohë. Kshtu që, pse të mos bashkohen forcat me njerëz që gjenden në të njejtat situata e idea e për një çati mbi kokë të shkojë përtejë të pamundurës?

Në këtë kurs do të përdorim përvojat dhe njohuritë e zhvilluara përmes iniciativës Smarter Building, që filloi në Beograd më 2013, dhe City in the Making (Qyteti në Ndertim), që filloi në Roterdam 2014. Brenda 5 ditëve, ne do të punojmë me pjesëmarrësit e kursit në pesë tema që sfidojnë modelin e fitimeve nga strehimi, aktualisht i vetmi që u ofrua për ne në këtë pjesë të Evropës. Për ta bërë këtë në do të diskutojmë, mendojmë dhe imagjinojmë mënyra për të zhvilluar një alternativë që shkon përtejë: pronësisë individuale, e drejtë një mënyre të organizimit bashkëpunues, përtejë skllavërimit të kredive, e drejtë financave solidare, përtejë mënyrës të jetuarit vetëm ‘’pranë-pragut-tënd-të-derës’’, e drejtë një jete me hapësira të përbashkëta, përtejë varfësirë së energjisë, drejt pavarësisë së energjisë, përtejë ekskzulzivitetit, e drejtë një të ardhme për shumicën prej nesh. Është një sfidë e konsiderueshme (substanciale), por në anën tjetër, a ka më mirë të sfidohet diçka që duket e tingëllon e pamundur?

Biografia:
STEALTH.unlimited është praktikë e Ana Džokić dhe Marc Neelen, të bazuar në mënyrë të barabartë në kontekstet e artit dhe kulturës bashkëkohore, si dhe arkitekturës. Përmes bashkëpunimit intensiv me individë, organizata dhe institucione, STEALTH lidhë së bashku hulumtimet urbane, artet pamore, ndërhyrjet hapsinore dhe aktivizmin hapsinor. Janë bashkë-iniciatorë (nismëtarë) me Who Builds the City (Kush e Ndërton Qytetin) në Beograd dhe shoqatën City in the Making (Qyteti në Ndertim) në Roterdam.

Ndërhyrjet kuratoriale të STEALTH janë bazë e projekteve të cilat qysh nga viti 2004 mobilizojnë të menduarit e një të ardhme kolektive të tilla janë në: a/o Archiphoenix në pavionin holandez në bienalen e arkitekturës në Venecia, Bienalja ndërkombëtare e artit bashkekohor në Tiranë, festivali IMPAKT Matrix City në Utrecht, projekti fiktiv i bazuar në Once Upon a Future për bienalen Evento në Bordeaux, ekspozita A Life in Common me Cittadellarte- Fondazione Pisoletto. Ndërhyrjet e tyre hapsinore, që nga viti 2006, përfshijnë instalacione artistike interactive 600 m2 në Muzeun Boijmans van Beuningen në Roterdam, një komision i arteve publike për një shkollë në Knivsta të Suedisë, hands-on (Duart-në) ekspolrim komuniteti në hapësirë publike me Röda Sten Konsthall, Gotenburg, një nyje zhvillimi kulturor nga meteriale të recikluara në një lagje të varfër të Medellin, Kolumbi nga El Puente_lab.
Për më shumë se 15 vite STEALTH përcjellë zhvillimet urbane në Ballkanin perëndimor, duke filluar nga hulumtimi i tyre Wild City (Qyteti i Egër), në transformimet masive të paplanifikuara në qytetin e Beogradit qysh nga vitet e ’90-ta. Nga viti 2009-2013, STEALTH ka drejtuar 4 edicionet e hulumtimeve the Cities Log që investiguan rolet e ndryshme të aktorëve në zhvillimet e qyteteve në rajon. Që nga viti 2011 STEALTH tek Royal Institute of Arts në Stockholm po kontribojnë ushtrimin e praktikave të bazuara në hulumtime. Në këtë konekst, në vitin 2013, janë bashkë-organizues të konferencës Commoning the City.

STEALTH ka dhënë rreth 130 ligjërime dhe ka kontrubuar në libra e publikime të shumta. E që të gjitha këto i mësojnë/ligjërojnë edhe në suaza ndërkombëtare.