• Kursi 4: Should contemporary art be critical?

Udhëheqësi i kursit: Miran Mohar
9-17 Korrik 2016

Numri i pjesëmarrësve: 10


Punëtoria do të fokusohet në procesin praktik për përfundimin e një vepre arti gjatë kohës së punëtorisë në cilin do medium të zgjedhur. Nga pjesëmarrësit do të kërkohet të hulumtohen pyetjet si: A duhet të jetë kritik prodhimi i Artit Bashkëkohor dhe a mund të jetë kritik Arti Bashkëkohor sot, nëse po në çfarë rrethana. A duhet të mundohen artistët të krijojnë mundësi të reja në vend të çasjes kritike apo ndërhyrjes kritikuese? Çka mund të jetë krijuese dhe gjithashtu politike në situate të ndryshme vendore në të cilat jetojmë dhe punojmë? A duhet që vendndodhja jonë e veçantë të ketë ndikim në artin tonë? Si duhet të reflektonin nevojat tona në prodhim të artit në vende ku sistemi i artit nuk ekziston apo është i zhvilluar shumë pak.

Të gjitha këto pjesëmarrësit duhet ti kenë parasysh sidomos gjatë kohës së punës me artefakte ose projekte në këtë punëtori. Studentët mund të vijnë të përgaditur me koncepte dhe ide. Gjithashtu ata mund të zhvillojnë vepra artistike edhe gjatë kohë zgjatjes së kursit.

Projektet më të ndërlikuara, që u duhet më shumë kohë, mund ti zhvillojnë si koncepte të shkruara, skica ose si promozim më të avancuar.

Përgjatë punëtorisë ne do të diskutojmë idetë, do të ndjekim zhvillimin e tyre si dhe zbatimin material. Do të komentojmë në nivel konceptual dhe teknik procesin e prodhimit të veprave artistike.

Mediat e preferueshme:
Mediat e përziera, piktura, fotografia, video, instalaction i brendshëm, punë me kompjuter.

Studentët duhet të sigurojnë të gjitha materialet.

Biografia:

Miran Mohar i lindur në vitin 1958 në Novo Mesto, Slloveni, është artist që tani vepron në Ljubljanë. Njihet si anëtar i grupit të artistëve The Irwin, bashkë themelues i The Neue Slovenishe Kunst art collective, studios të dizajnit grafik New Collectivism dhe teatrit The Scipion Nasice Sisters.  Së bashku me katër anëtarët tjerë të Irvin (Dušan Mandič, Andrej Savski, Roman Uranjek and Borut Vogelnik) ishte pjesëmarrës në të gjitha projektet dhe ekspozitat e Irwin qysh nga viti 1984. Disa nga to janë: Hans in Luck - Art and Capital, Lehmbruck Museum, Duisburg, 2014; Former West, HKW, Berlin, Art Turning Left, Tate Liverpool, Liverpool, 2013; A Bigger Splash, Tate Modern, Londwr; NSK Passport Office, Museum of Modern Art (MOMA), Manifesta, Genk, 2012, The Global Contemporary. The Art Worlds after 1989, ZKM /Qendra për art dhe media Karlsruhe; Impossible Communities, Muzeu shtetëror i Artit Modern, Moskë; The International, MACBA, Barcelonë, 2011 / Paris, The Promises of the Past, Centre Pompidou, 2010 / Moskë, Bienalja e tretë e Moskës, New Old Cold War, 2009 / Krems, Kunsthalle Krems, State in Time, 2009 / Taipei, Bienalja e Taipeit, 2008 /New York, Muzeu i Artit Modern, Eye on Europe: Prints, Books & Multiples, 1960 to Now, 2006 /Bienalja e Stambollit, 2005 / Venice, Venice Biennial, Personal Systems, 2003 / Berlin, Kunstlerhaus Bethanien, Retroprincip, 2003 / Berlin, Gropius Bau, Berlin-Moskë /Moskë-Berlin, 2003 / Hagen, Karl Ernst Osthaus Museum, Museotopia, 2002 / Romë, Galeria Moderna e Contemporanea, Le Tribu' del'arte, 2002 / Vienna, Museum of 20th Century, Aspects and positions, 1999 / Stamboll, Bienalja e Stambollit 1997 / Rotterdam, Boyman Museum, Manifesta, 1996 / Ljubljana, Moskë, Apt Art and Ridzina Gallery, NSK Embassy – Moksë, 1992, Moderna galerija, Slovenske Atene, 1991 / Düsseldorf, Städtische Kunsthalle Düsseldorf, 1988, Londër, Riverside Gallery, 1887

Si anëtar i grupit të dizanjnit grafik The New Collectivism bashkëpunoj në dizajnimin e një numri librash, posterë dhe produkte tjera për këto institucione: P.S.1/ MOMA New York, Muzeu i Ariti Modern Ljubljana, Kunst Werke Berlin, Irwin, Laibach, teatri Scipion Nasice Sisters, En Knap Dance Company, Castello Di Rivoli, Kampnagel etj.

Që nga viti 1983 ka punuar disa dizajne për këto teatro dhe kompani vallëzimi: Randy Warshaw Dance Company, teatri Scipion Nasice Sisters, Red Pilot and En Knap Dance Company.

Miran Mohar gjithashtu është bashkë themelues dhe anëtar i lëvizjes arkitektonike Maja Farol, anëtar i parlamentit Kulturor Europian që nga viti 2001. Nga viti 2008 mban titullin e ligjëruesit, është kreu i departamentit të arteve të bukura dhe zëvendës dekan në AVA, Akademia e Arteve Pamore në Ljubljanë. Gjithashtu ishte edhe tutor/mësues në shkollën e Botës së Artit Kuratorial SCCA (World of Art curatorial) gjatë viteve 2002/2003 dhe 2002/2013.