Conference: Education, Politics and Regional Collaboration

Konferencë: Edukimi, Politika dhe Bashkëpunimi Rajonal
Me Branislav Dimitrijević, Daniel Cosentino, Adrian Paci, Besa Luzha, Nita Luci dhe Pepi Sekulich.
Moderator: Albert Heta

Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës


Konferenca ‘Edukimi, Politika dhe Bashkëpunimi Rajonal’, është pjesë e Shkolles Verore si Shkollë, projekt nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Konferenca Edukimi, Politika dhe Bashkëpunimi Rajonal mbledh artistë, kurator, analist politik, ligjerues dhe udhëheqës të institucioneve arsimore të zgjedhur, në një panel që synon të adresoj kryqëzimet mes edukimit, politikes dhe bashkëpunimit rajonal.

Shkolla verore si shkollë (SSAS) është një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, e stacionuar në Prishtinë, e dizajnuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuri kritike të prodhuar nga profesionistë të zgjedhur, për eksplorimin dhe përgjigjen ndaj sfidave relevante të sotshme, modelet e reja dhe mundësitë në arsimin dhe bashkëpunimin artistik.

Dr Branislav Dimitrijeviq është Profesor i Historisë dhe Teorisë së Artit në Shkollën e Artit dhe Dizajnit në Nova Academia në Beograd. Ai gjithashtu ligjeron  në kursin Kuratoriale në Universitetin e Arteve të Beogradit (Programi Erasmus). Fusha kryesore e hulumtimit të tij historike është arti vizual, Pop kultura dhe film në Jugosllavinë socialiste. Si një kurator ai eksploron "Specifikat e lokacionit" dhe "narracionin fizik" në artin bashkëkohor dhe politikat e ekspozimit. Projektet e tij kuratorial përfshijnë: Murder1 (CZKD, Belgrade, 1997), Konverzacija (MOCAB, 2001), Situated Self: Confused, Compassionate, Conflictual (Helsinki City Museum; MOCAB, 2005),Breaking Step – Displacement, Compassion and Humour in recent art from Britain (MOCAB, 2007), FAQ Serbia (ACF, New York, 2010), No Network (D0 Nuclear bunker, Konjic, Bosnia, 2011) etj

Në njëzet vitet e fundit ai ka shkruar dhe edituar shumë libra dhe katalogë përfshirë: Art in Serbia 1989-2001 (MOCA Belgrade, 2005), Good Life: Physical Narratives and Spatial Imagination (Belgrade Cultural Centre, 2012) and most recently GoranDjordjević - Against Art (MOCA Belgrade, 2014). Që nga viti 2014 ai shkruan rregullisht në çështjet politike dhe kulturore për "Peščanik" web portal

(http://pescanik.net/author/branislav-dimitrijevic/).

Dimitrijeviq ka një diplomë MA në historinë dhe teorinë e artit nga Universiteti i Kent (Angli), dhe ka marrë PhD e tij në Studime Kulturore Interdisiplinore nga Universiteti i Arteve në Beograd, për temën mbi shfaqjen e kulturës konsumatore në Jugosllavinë socialiste.

Selectedtextsavailable në: https: //independent.academia.edu/BranislavDimitrijevic


Adrian Paci (i lindur në vitin 1969 në Shkodër, Shqipëri) ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Tiranës. Në vitin 1997 ai është vendosur në Milano, ku  jeton dhe punon. Gjatë karrierës së tij ai mbajti shumë shfaqje individuale në institucione të ndryshme ndërkombëtare si: Kunstmuseum, Norway (2014); Röda Sten Konsthall, Goteborg (2014); MAC, Musée d'Art Contemporain de Montréal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea – PAC, Milan (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); National Gallery of Kosovo, Prishtina (2012); Kunsthaus Zurich, Zurich (2010); Bloomberg Space, London (2010); The Center for Contemporary Art – CCA, Tel Aviv (2009); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, New York (2006) and Contemporary Arts Museum, Houston (2005).

Ndër shfaqjet e ndryshme grupore, puna e Adrian Pacit është paraqitur poashtu edhe në 14 Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës - La Bienales di Venezia (2014); në 48-dhe në edicionin e 51-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit - La Bienale di Venezia (përkatësisht në vitin 1999 dhe 2005); në Bienalen e 15-të Sidneit (2006); në di 15 Quadriennale rome, ku ai fitoi çmimin e parë (2008); në Bienalen de Lyon (2009); dhe në Bienalen e Selanikut 4 të Artit Bashkëkohor (2013).

Nita Luci mban titullin PhD në Antropologji nga Universiteti i Michigan - Ann Arbor. Është ligjeruese  në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Antropologjisë, si  dhe gjithastu jep mësim në Universitetin Amerikan në Kosovë. Hulumtimi i saj është fokusuar në temat e gjinisë dhe burrërisë, shteti, post-socializmit, nacionalizmit, kujtesës, dhe dhunës. Ajo është në kryje të Programit Universitar për Studime Gjinore dhe Hulumtime në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në pranverë të vitit 2013  ishte për hulumtuese vizituese  në Kolegjin Dartmouth dhe fellow në  Institutin për Hulumtime Gjinore në Dartmouth.

Përveç angazhimeve të universitetit, ajo gjithashtu shërben në bordet e disa organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, duke u fokusuar në gjini, LGBT, dhe aktivizmit. Gjithashtu ka punuar me iniviativa në fushën e artit bashkëkohor, si editimi i publikimit të katër shtojcave titulluar:"Gratë dhe /ose Shtrigat Përfaqësimi, Feminizmi dhe Art."

Publikimet e saj përfshijnë: “Our men will not have amnesia”: Civic Engagement, Emancipation, and Gendered Public in Kosovo (co-authored with Linda Gusia, CEU Press 2014); Masculine Habitus: How to Think of Men in Kosova (2011); Un/welcomed Guests: NATO Intervention in Kosova (Routledge, 2011); Events and Sites of Difference: Mark-ing Self and Other in Kosovo (co-authored with Predrag Markovic, Ashgate 2009); Superfluity: Cultural Policies and Contemporary Art (2008); Gender Equality and Women’s Position in Society in Kosovo (2006); The Politics of Remembrance and Belonging: Life Histories of Albanian Women in Kosova (co-authored with Vjollca Krasniqi, 2006); Transitions and Tradition: Constructions of Gender, Nation and Family in Kosova (LitVerlang 2005); Das Schweigen der Frauen: Genderkonstruktionen und Genderdynamiken in Kosova vor und nach dem Krieg (Lit-verlang 2004); Endangering Masculinity in Kosovo: Can Albanian Women Say No? (2002).

Pepi Sekulich është një themelues dhe iniciatori i Institutit AVA - Akademia për Arteve Pamore dhe programit të tij. Ai diplomoi në Londër / 1992 / - Kolegji i Artit Wimbledon (Universiteti i Arteve në Londër). Si dizajner-skenografë i teatrit, ai mori pjesë në më shumë se 30 teatro dhe shfaqje baleti në disa teatro dhe kompani, si: SNG Drama Lubjanë, Teatri Mladinsko, PDG, Nova Gorica, Teatri i Qytetit Lubjanë, Teatri i Ptuj, Teatri Koper, Fundação Serralves Porto, Le balet Gent, En Knap etj. Ai punoi si dizajner i produksionit në 12 filma të metrazhit të gjatë dhe një numri të filmave të metrazhit të mesëm dhe të shkurtër si: Outsider 1995, Stereotipi 1996 Ita Rina, 1997, Web 1998 Ljubljana 1999 Head noise 2000 Guardian of the Frontier 2000. Ai mori tre cmime për dizajnin më të mirë të produksionit. Ai ishte regjisorë i filmit dokumentar-dramë: A Rehearsal for Death 2007 (National TV). Gjithashtu është autor I një numri të ekspozitave dhe veprimeve artistike. Ka dhënë mësim mbi Artet e Bukura dhe Dizajnin për skenën dhe ekran në disa Institucione të Arsimit të Lartë dhe Institucione të Artit.

 


Shkolla verore si shkollë është një projekt nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte Pamore - AVA, Lubjanë.

Konferencë: Edukimi, Politika dhe Bashkëpunimi Rajonal është mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung.

Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mbështetet nga:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
Culture for all – faza III
Kosova Foundation for Open Society
Friedrich Ebert Stiftung
Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës
Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës
Kanceleria Federale e Autrisë
Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë
Technomarket
Sindikata
AMM
X-print
DZG