• Summer School As School 2016
Branislav Dimitrijević: Deklarata post-kuratoriale
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Mërkurë, 6 Korrik 2016, ora 19:00

Branislav Dimitrijević: Deklarata post-kuratoriale

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës


Biseda do të merret me ndryshimet pragmatike të nocioneve për praktikën kuratoriale qysh nga formimi i disiplinës akademike të ‘studimeve kuratoriale.’ Po ashtu biseda do ta prezentoj një rrugëtim personal përmes ndryshimeve në marrëdhëniet mes artit dhe sistemit të artit (duke pasë parasysh rolin e kuratorit si ndërmjetësues) në kontekstin socio-ekonomik dhe politik të ashtuquajtures “Post-socializëm”.

Është për perversions dhe premtimit beuysian që të gjithë do të bëhën artist, dhe për më tepër është për ‘demokratizim’ të artit që është kthyer nga e ëmbëla në të tharët. Është për koalicione dhe të kundërtën – për rrafshësinë e artit dhe vertikalën e fuqisë. Është për mënyrat e të menduarit; për çfarë është kurimi në kohët post-artistike të cilat implikohen.

Post – puna kuratoriale shihet këtu, së pari si art i diskursit publik. Kjo nuk do të thotë që puna kuratoriale është vetëm për ta vendosur artin në kontekst publik, por gjithashtu për të punuar përbrenda disa veçorive të komuniteteve dhe diskursit dhe zakoneve të tyre. Por, nuk është për gjetjën e një roli të drejtë/denjë për artin, por është për nevojen urgjente qw të ndalësh për një moment dhe të shikosh përreth, në mënyrë që të mundësohet mendimi politik dhe shoqëoror për format e mundura dhe të pamundura të (post-) automonisë artistike.

Dr Branislav Dimitrijeviq është Profesor i Historisë dhe Teorisë së Artit në Shkollën e Artit dhe Dizajnit në Nova Academia në Beograd. Ai gjithashtu ligjeron në kursin Praktika Kuratoriale në Universitetin e Arteve të Beogradit (Programi Erasmus). Fusha kryesore e hulumtimeve historike janë artet vizuele arti, pop kultura dhe filmi në Jugosllavinë socialiste. Si kurator ai hulumton "Specifikat e lokacionit" dhe "narracionin fizik" në art bashkëkohor dhe politikat e ekspozimit. Projektet e tij kuratorial përfshijnë: Murder1 (CZKD, Belgrade, 1997), Konverzacija (MOCAB, 2001), Situated Self: Confused, Compassionate, Conflictual (Helsinki City Museum; MOCAB, 2005),Breaking Step – Displacement, Compassion and Humour in recent art from Britain (MOCAB, 2007), FAQ Serbia (ACF, New York, 2010), No Network (D0 Nuclear bunker, Konjic, Bosnia, 2011) Në njëzet vitet e fundit ai ka shkruar dhe redaktuar libra dhe katalogje të shumta përfshirë: Art in Serbia 1989-2001 (MOCA Belgrade, 2005), Good Life: Physical Narratives and Spatial Imagination (Belgrade Cultural Centre, 2012) dhe së voni GoranDjordjević - Against Art (MOCA Belgrade, 2014). Që nga viti 2014 ai shkruan rregullisht për çështjet politike dhe kulturore për portalin online "Peščanik"(http://pescanik.net/author/branislav-dimitrijevic/). Dimitrijeviq ka diplomuar në historinë dhe teorinë e artit MA nga Universiteti i Kent (Angli), dhe ka marrë PhD në Studime Kulturore Interdisiplinore nga Universiteti i Arteve në Beograd, për temën mbi e tij ‘Shfaqjas e kulturës konsumatore në Jugosllavinë socialiste.”

Tekste të zgjedhura në: https: //independent.academia.edu/BranislavDimitrijevic.