• Balls! Balls! Balls!
Bolet! Bolet! Bolet!

Flaka Haliti

Flaka Haliti: Bolet! Bolet! Bolet!
Punë kuratoriale nga Albert Heta

4 Prill 2008 – 4 Maj 2008
Hapja: 4 Prill 2008, ora 19:00

Bisede me artisten
11 Prill 2008, ora 19:00


Stacion - Qendra për Art Bashkëkohore prezanton ekspozitën Bolet!Bolet!Bolet! me artisten Flaka Haliti,
pune kuratoriale nga Albert Heta.


Bolet!Bolet!Bolet! është ekspozitë për bolet dhe historitë.

Gjatë hapjës së edicionit të fundit të "Çmimit Muslim Mulliqi", kuruar nga një kuratore nga Shqipëria, Flaka Haliti e bëri intervenimin e pare illegal në "white box" – galeri arti në skenën e artit bashkëkohor në Kosovë (do të kisha dashtë ta kishim një historian/e të artit që të më thotë që një punë e kësaj natyre nuk është e para e bame në këtë skenë!). Aksioni i saj ka qenë kështu: hyrja në hapësirën e galerisë gjatë hapjës zyrtare; vendosja në një qosh të galerisë e një numri të madh të boleve të kafshëve shtëpiake (të dekoruara si dhurata) dhe dalja e saj nga hapësira e galerisë.

Ne ket' aksion suptil dhe te guximshëm qëndron e tan' vlera e kësaj ekspozite, e cila më vonë është kritikuar publikisht edhe nga një artist pjesëmarrës.

Por kjo ekspozite dhe kuratorja kurrë nuk kanë qenë subjekti kryesor i kësaj pune. Pikëpamja ime është që, në shumë mënyra kjo punë është një prerje e freskët larg praktikave të tanishme të artistëve të rinj bashkëkohore që punojnë në Kosovë 

Bolet!Bolet!Bolet! ka të bëjë me historinë e këtij  aksioni, njerëzit e përfshirë, historitë e shpërndara dhe artistën. Bolet!Bolet!Bolet! është gjithashtu ekspozitë për historitë e pathëna apo të censuruara.


Flaka Haliti është artiste e re, pjesë e gjeneratës së re të artistëve bashkëkohorë që punojnë në Prishtinë, që u shfaqën me punët e tyre në vitet e fundit. Me punën e saj Flaka Haliti ka treguar një interesim të vazhdueshëm dhe guxim në hulumtimin e çështjeve që janë sfiduese për shoqërinë tonë dhe së fundi edhe për skenën e artit.


Albert Heta