• Bisedë me finalistët e çmimit të AeN 2019
Bisedë me finalistët e çmimit të AeN 2019
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Çmimi “Artistët e së nesërmës” 2019

Bisedë me artistët * Somer Spat, Edona Kryeziu, Dion Zeqiri * finalistët e çmimit Artistët e së nesërmes 2019

4 dhjetor 2019, 19:00 - 20:00

Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të ftoj publikun në bisedë me artistët Somer Spat, Edona Kryeziu, Dion Zeqiri, finalistët e çmimit Artistët e së nesërmes 2019.

Moduli bisedë me artistët, pjesë e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019, ka për qëllim të krijojë hapësirë për diskutim me publikun rreth veprave dhe krijimtarisë artistike të artistëve, dhe të ndërlidhë punën artistike me dimensione të tjera shoqërore, politike dhe ekonomike.

Somer Şpat për punën e tij “Ne i ndërtojmë hekurudhat, hekurudhat na ndërtojnë neve” që trajton sistemin hekurodhor, dikur simbol i modernizmit dhe entuziazmit kolektiv, ka shkruar: “Sistemi hekurudhor i Prizrenit nuk ka funksionuar që prej luftës në Kosovë. Ndërtimi i sistemit hekurudhor në Kosovë mobilizoi dhe subjektivizoi klasën punëtore të sapoformuar menjëherë pas revolucionit. Njerëzit nga poshtë përfaqësoheshin si subjekte të historisë së re dhe mund të shfaqnin imazhin e tyre në faqet e para të gazetave. Sot, sistemi i shkatërruar hekurudhor mbart këto fragmente të shkatërruara dhe të harruara të imazheve kolektive”.

Punët e Şpat përqendrohen në çështje politike, si në kontekstin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në mënyrë retroaktive, veprat e tij të artit përpiqen të shtjellojnë format e ndryshme të përfaqësimit të dhunës shtetërore. Kjo dhunë mund të jetë imponim i imazheve nga shteti; ose shkatërrimi i infrastrukturës publike nga pronat private. Ai i konsideron studimet arkivore si pjesë shumë të rëndësishme të produksionit të tij. Pasi kaloi kohë në arkiva për të gjetur materiale për projektin e tij "hekurudhor" në vazhdim, Somer Şpat gjeti portretet e punëtorëve vullnetarë që ndërtuan hekurudhat në Kosovë, dhe ky zbulim ndryshoi drejtimin e punës së tij dhe i dha asaj një tjetër ritëm.

Somer Şpat (1996, Prizren) ka përfunduar studimet bachelor në fotografi në Universitetin e Arteve të Bukura, Mimar Sinan. Interesimi i tij për artin filloi nga pasioni ndaj kinemasë që e shtyu atë të studionte fotografinë. Përmes studimit të fotografisë ai zhvilloi interes për artin bashkëkohor dhe gjeti mënyra eksperimentale të të menduarit dhe diskutimit rreth tij.
Şpat nuk e konsideron veten të varur nga një medium specifik. Mediumi vjen përmes procesit të kërkimit të tij artistik. Me fjalë të tjera, përmes procesit, mediumi del dhe imponohet ndaj tij. Duke e përceptuar veten më shumë si një prodhues se sa krijues, ai përpiqet të ndërlikoj më tej çështjet e autorësisë në veprat e tij.

Për punën e saj “Përkohshmëritë e çuditshme”, të shfaqur në ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2019, Edona Kryeziu ka shkruar: “Njerëzit gjejnë përkatësi në komunitete. Derisa imagjinojmë komunitet tona, ne i japim kuptim atyre dhe bëhemi pjesë e atij komuniteti. Po kush i cakton kufijtë e komuniteteve tona? Kush vendos kush i përket cilës dhe kush jo? Kush ka lirinë të zgjedhë dhe kush jo? “Përkohshmëritë e çuditshme”, thellohet në “të padiskutueshmen”, - gjendjen e diasporës. Ajo paraqet dy tregime personale nga diaspora kosovare në Gjermani, të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë. Derisa tregimet e tyre flasin nga një vend i caktuar, ato mund të tregohen në mënyra të ngjajshme, (ose krejtësisht të ndyshme) nga të tjerët që ndajnë përvojën e diasporës. Çfarë është e sigurt, është se "migrantët" shpesh vendosen në një situatë të çuditshme, duke qenë nga një vend tjetër; - por gjithashtu në një përkohshmëri të çuditshme, si posa të ardhur ose ende duke qenë diku tjetër. Nëse jo fizikisht të paktën nga ana kulturore. Në fund të fundit, ky instalacion ofron një paraqitje të shkurtër që gjurmon se si mund të lidhën shkëputjet midis komuniteteve”.

Instalimi përfshin historinë e dy subjekteve të diasporës kosovare duke ekspozuar ambivalencën e tyre. Shpesh ata nuk “mbërrijnë”, sepse çdo ardhje i frikëson ata, i frikëson të tjerët. Çfarë do të thotë të lindësh në vendin "e gabuar", trajtohet në këtë instalacion.

Qëllimi i punës së saj është të ekspozojë ndjenjat e zhvendosjes, ambivalencës së brendshme, vetë-mohimit dhe strategjive të mbijetesës që vijnë së bashku kur je subjekt diaspore. Prandaj, ajo përdorë ndjenjat dhe mjedisin e saj personal si një burim për të vënë në pah natyrën e një identiteti të fragmentuar. Çdo vepër arti kontribuon në krijimin e një hapësire të tretë si një pikë e qartë e shprehjes së saj, minoritetet në Gjermani dhe gjithë diasporën, të cilës mund ti flasë puna e saj. Kjo është një ndërhyrje dhe krijim i diçkaje të re, të rrënjosur në pikëllim, hutim, zemërim dhe shpresë. Vetë procesi i krijimit të artit për të është rrugëtimi drejt shpërbërjes së “Tjetërsisë” në “Vetëveten” e saj.

Edona Kryeziu (1994) ka lindur në një qytet të vogël gjerman afër kufirit francez. Ajo pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe adoleshencës e kaloi në Koln, Gjermani. Atje, ajo u rrit në mesin e njerëzve të tjerë, prindërit e të cilëve nuk ishin nga Gjermania.
Vizita në një shkollë të mesme që ishte kryesisht gjermane dhe e krishterë, e bëri atë të mendojë për gjendjen e migrantëve, narracionin e famshëm “përplasje kulturore”, ndarjen urbane, privilegjin dhe pabarazinë. Në moshën 18 vjeçe, ajo kaloi një vit në periferi të Buenos Aires, Argjentinë, ku punoi me qendrat e komunitetit lokal për të mbështetur të margjinalizuarit. Ishte aty ku ajo mësoi të vinte në pikëpyetje status quo-në, e cila e shtyu atë fillimisht drejt studimit të Shkencave Shoqnore në Maastricht dhe Universitetin e Stambollit, e pastaj Antropologjinë e Migracionit dhe Diasporën në Universitetin SOAS në Londër. Përveç studimeve akademike, Edona ka njohuri në teatër, aktrim dhe shkrim të skenarit, dhe i pëlqen të eksperimentojë me mediume të ndryshme si montazh filmi, fotografi, instalim, për të vënë në dyshim normalitetin.

Dion Zeqiri për ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes 2019” ka krijuar dy punë pjesë e një cikli. (PA PËRMBAJTJE) dhe “Dëshira e pamundur”. Zeqiri merret me nocionin e emergjencës midis tranzicioneve. Zeqiri për punën e tij ka shkruar: “Ashtu siç e kam parë une, “Dëshira e pamundur” destrukturalizon trupin e njeriut në një gjendje pa funksion, vetëm si një objekt ose imazh. Një fenomen që unë kam pasur rastin vetëm ta shoh dhe ta dëgjoj, kurrë nuk munda ta sjellë veten ti dorëzohem situatës. Për mua, gjithmonë ka qenë një moment pa funksion. Të gjitha shumë të ngjashme me zero. Në mes të gjithë kësaj, vepra që unë kam bërë/krijuar, m’ka dërguar para një akti të kryer, kundrejt të cilit kurrë nuk kam mundur të urojë apo dëshirojë”.

Për “PA PËRMBAJTJE” pamjet janë marrë pas skanimit të trurit të babait të Zeqirit, ku kuptuam se truri kishte një paralizë. Në një situatë të tillë, objektit i informimit mua më dukej si një objekt morali që mund të definonte shumë gjëra. Truri si burimi kryesor i ideve nuk mund të komunikonte atë që po ndodhte brenda trupit të njeriut, këtu ishte nevoja e një objekti tjetër që do të përkthente midis imazheve atë që kemi brenda nesh, për ta definuar atë si përgjegjës. Videoja vjen si një përsëritje dhe vazhdon me shpejtësi në kohë reale për disa sekonda. Kur shfaqet pjesa e dytë e videos, në pjesën e poshtme të veshëve, në vendin e saktë ku ka ndodhur paraliza, shfaqet një dritë e bardhë me një ndërprerje prej dy sekondash. Krijon një ndriçim ekstrem që ka aftësinë të krijojë moment harrese, si një ndërveprim me publikun.

“Dëshira e pamundur” paraqitet si pasojë e paralizës së trurit të babit të Zeqirit. Ashtu siç kishte kuptuar Zeqiri nga imazhet e skanuara, dora e babit të tij kishte humbur funksionin si pasojë e sëmundjes. Me 3D skanim të kësaj pjese të trupit në gjendje reale dhe në rrethana të reja, ai krijoj një 3D print të dorës që ka humbur funksionin primar. Edhe nëse e replikon ose edhe e maron të njejtën, sërish nuk do ta kishte funksionin primar si pjesë e trupit të tij, thotë Zeqiri. E tërë puna trajton tranzicionin në mes të infomatës së marrë nga imazhi, si kjo rrugë ndikon te ne dhe te objekti që na informon, dhe që na jepë përgjegjësi në raport me imazhet me të cilat kominikojmë. Dora në “Dëshira e pamundur”qëndron si realitet jo funksional i nxjerrë direkt nga imazhet e trurit, dhe nga imazhi shëndërrohet në një objekt që lindë si rezultat i saj. Përgjegjësi.

Dion Zeqiri (1996) ka përfunduar studimet bachelor në dizajn enterier në Universitetin e Prishtinës (2018). Ai punon në një kompani të dizajnit si përpiluës i projekteve kreative. Dion Zeqiri ka filluar të pikturoj në shkollën fillore, në stile të ndryshme.
Zeqiri punon me mediume të ndryshme si: instalacion, skulpturë, video dhe objekte të gatshme të gjetura, që në vazhdimësi kërkon të vë në pyetje ato objekte të gjetura për përkthimin e tyre në komunikim, që e vendosë gjuhën në shkallë shoqërore. Ekspozita e parë e Dion Zeqirit ishte ekspozita personale “Rumination” (2018) e mbajtur në “Hapësira Motrat”, Prishtinë, Kosovë.
Praktika e Dion Zeqirit është pikënisje e përvojës së tij personale. Ai ka punuar për të fuqizuar subjektet që përfshijnë emocione aktuale apo kushte fizike, duke hapur interpretime të reja rreth rrethanave dhe dukurive. Dion Zeqiri ka qenë finalist i çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018.

Ekspozita e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019 me Somer Şpat, Edona Kryeziun dhe Dion Zeqirin është kuruar nga Vala Osmani dhe Albert Heta, arkitektura e ekspozitës nga Vala Osmani.

Ekspozita e çmimit “Artistët e së nesërmës” në Klubin e Boksit do të qëndroj e hapur deri me 6 dhjetor 2019.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të shpallet me 6 dhjetor 2019 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele - YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjajshme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, është e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018, Adam Kleinman, kurator dhe shkrimtar i pavarur dhe kurator regjional per Amriken Veriore në Fondacionin Kadist Art, Sezgin Boynik, teoreticient dhe redaktor, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmim kyç dhe i pavarur i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York, mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në New York. Sponsor kryesor i çmimit në Kosovë është Ambasada SHBA-së në Kosovë.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë si pjesë e programit të ekspozitave të institucionit dhe programit të çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele - YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjajshme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile.

Misioni themelues dhe korniza programore – për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyes ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor dhe për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë territorin e Kosovës.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon të gjithë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmës” 2019, për punën dhe bashkëpunimin e tyre.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon jurinë për punën dhe bashkëpunimin.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon mbështetësit e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” 2019 organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Mbështetësit e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019 janë: Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG