• Back to the future
Kthimi në të ardhmen

Kthimi në të ardhmen
Simpozium me panelistet Zdenka Badovinac, Mehmet Behluli dhe Shyqri Nimani.
Moderator Albert Heta

7/4/2011, ora 19:00.


Simpoziumi Kthimi në të ardhmen është pjesë e projektit Kthimi në të ardhmen, projekt i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Prej fillimit të vitit 2009, Kthimi në të ardhmen u formësua përbrenda programit të ekspozitave: Petrit Halilaj: Kthimi në të ardhmen (17/12/2009 - 6/2/2010), Kthimi në të Ardhmen: Agim Çavdarbasha (11/3/2010 - 2/4/2010), Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi (1/6/2010 - 22/6/2010) dhe Kthimi në të ardhmen: Kadër Pagarusha (4/9/2010 - 2/10/2010).

The Director's Cut: Rexhep Ferri (5/4/2011 - 30/4/2011) është ekspozita e fundit pjesë e projektit Kthimi në të ardhmen.

Një fazë tjetër e këtij projekti është simpoziumi Kthimi në të ardhmen që do të mbahet me 7/4/2011, ora 19:00 dhe diskutimi me panelistët Zdenka Badovinac, drejtore e Moderna Galeria / Muzeu i Artit Modern, Lublanë, Mehmet Behluli, anëtar i këshillit drejtues të Galerisë së Arteve të Kosovës, Prishtinë dhe Shyqri Niman, drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës, Prishtinë nga themelimi në vitin 1979 deri në vitin 1989.

Simpoziumi Kthimi në të ardhmen, me prezentimet e panelistëve do të trajtojë edhe këto çeshtje:
Zdenka Badovinac: Çka është një muze i artit bashkëkohor? Si mund ta përkufizojmë, duke i marrë parasysh kohën, hapësirën dhe historinë? Do të përpiqem t¹jua ilustroj përgjigjet e mia të këtyre pyetjeve duke i trajtuar, mes tjerash, punët që i kemi bërë në Moderna galerija si dhe ndarjen e ardhme të këtij institucioni në muzeun e artit bashkëkohor dhe në muzeun e artit modern.

Mehmet Behluli: Perpjekja qe nji shoqni te bahet pjese e botes demokratike dhe ti pervetsoj vlerat kulturore dhe artistike, shpeshe here pa ndonji pozicion kritik,  si dhe pa i kalu ne menyre natyrore shume etapa te zhvillimit kulturor, ka qu deri te  rezultate te  tilla  kulturore qe sot i kemi ne Kosove.

Shyqri Nimani: Tashmë kanë kaluar 32 vjet që nga themelimi i Galerisë së Arteve të Kosovës. Funksionimi i saj praktikisht ka filluar më 2 shkurt të vitit 1979, me ekspozitën e parë të Koleksionit të saj artistik që ishte trashëguar nga Bashkësia Kulturore e Kosovës, e cila ishte mbledhur nga një
komision i veçantë që kishte vepruar gjatë dy dekadave të fundit.

Në ceremoninë e hapjes, z. Pajazit Nushi, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, pos të tjerash ai tha: "... jam i bindur se me themelimin e këtij institucioni realizohen synimet fisnike të shumë brezave, sidomos të atyre të arteve të bukura, të cilët me veprat e tyre kanë pikturuar Galerinë e Arteve shumë kohë para se këtë ne e institucionalizuam"." ... artet e bukura kanë arritur një veprimtari shpirtërore në Kosovë dhe ato e karakterizojnë kohën tonë, evolucionin shoqëror, shpirtëror dhe moral të njeriut tonë dhe të bëhët njëra ndër komponentët e zhvillimit integral ... "

Po qe se e shikojmë të kaluarën e këtij projekti, Kthimi në të ardhmen si projekt në skenën ndërkombëtare kishte një Œtakim të afërt¹ me një Œobjekt¹ më të madh, panairin artistik Artissima (5/11/2010 - 7/11/2010). Seksioni ŒBack to the Future¹ për këtë ngjarje u konceptua prej komitetit shkencor të përbërë nga tre kuratorë të koleksioneve muzeale: Christine Macel, kuratore e Qendrës Pompidou, Paris - Jessica Morgan, kuratore e Artit Bashkëkohor, Tate Modern, Londër - Massimiliano Gioni, Drejtor i projekteve speciale, Muzeu i Ri i Artit Bashkëkohor, New York dhe drejtor artistik i Fondazione Nicola Trussardi, Milano. Ky seksion, jo vetëm që u krijua me të njëjtin emër ŒBack to the future¹ (Kthimi në të ardhmen), por ka edhe ngjashmëri të jashtëzakonshme në projekt, që janë më shumë se vetëm interesante për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Kthimi në të ardhmen nga Stacion ­ Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina është kërkim për ta zënë kohën nëpërmjet punimeve të përzgjedhura të artit dhe teksteve, si dhe puna në kontekstualizimin e kohës dhe gjeografisë të ndërlidhur me punët e jashtëzakonshme që janë në fokus të këtyre ekspozitave dhe që janë një investim në krijimin e hapësirës për reflektime të ardhshme të besueshme mbi punët e gjeneratave të kaluara të artistëve për gjeneratat e ardhshme të artistëve.


Kthimi në të ardhmen mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti e Republikës së Kosovës, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prshtinës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Europlakat, Banka Ekonomike, Arda Rei, Kompania e Sigurimeve Dardania, KTV, RrokumTV dhe DZG.