• Driton Selmani: They say you can't hold two watermelons in one hand
BJCEM 2013

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpall Konkurs7, për pjesëmarjen e artistëve të rinj nga Kosova në Bienalin e Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut,  që mbahet prej 6 Qershor  deri më 7 Korrik 2013, në Ancona, Itali.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, në kuadër të pregaditjeve për pjesëmarrjen e artistëve të rinj nga Kosova në Bienalin e XVI-të të Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu,  shpallë thirrjen e hapur Konkurs7, për pjesëmarjen e krijuesve të rinj nga Kosova në Bienalin e Artistëve të Rinj të Europës dhe Mesdheut 2013.

Duke filuar prej vitit 1985 Bienali i Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu mbahet cdo të dytin vit në qytete të ndryshme nëpër Mesdhe me fokus në artist dhe krijues të rinj. BJCEM është rrjeti ndërkombëtar me më shumë se 70 anëtar dhe partner nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika, përkrahja e të cilëve e bën këtë bienale të mundur dhe siguron pjesëmarrjen e artistëve prej vendeve të cilët ata i përfaqësojnë.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është institucioni partner nga Kosova i rrjetit BJCEM dhe Bienalit të Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu.

Diciplinat e bienalit për këtë edicion janë: artet vizuele, muzika, artet performuese (teatri dhe vallëzimi), letërsia dhe hulumtimi kulturor, dizajni dhe komunikimi viziuel, dhe filmi. Konkursi është i hapur për artistët vizuel, filmëbërësit, shkrimtarët, performuesit, muzicientëntët dhe hulumtuesit në fushën e kulturës nën moshën 35 vjecare (ose të lindun para 31 Dhjetorit, 1977). Artistët duhet të prezentojnë një propozim specifik  të ndërlidhun me konceptin kuratorial ‘Gabimet lejohen’ (Errors allowed) të ekipit kuratorial të përbërë nga: Charlotte Bank, Alessandro Castiglioni, Nadira Laggoune, Delphine Leccas, Slobodne Veze/Loose Associations, Marco Trulli dhe Claudio Zechi.

Pjesëmarrja në konkurs është falas dhe e hapun për të gjithë krijuesit që janë qytetarë të Kosovës, pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë fetare, shoqërore dhe politike. Artistët të cilët kanë marrë pjesë në edicionet e më hershme nuk mund të aplikojnë për pjesëmarrje. Aplikacioni dhe materialet shtesë duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

 

Afati për aplikim është 27 Janar 2013.

 

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjituna informatat e përgjithshme, konceptin kuratorial, vegzën për aplikim on-line dhe procedurat e përzgjedhjes të artistëve për pjesëmarrjen në Bienalin e XVI-të të Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu. https://adobeformscentral.com/?f=%2AeKzq1PCOSZAiJKmzer4kg.