• Preview: Qendrese Deda and Nurhan Qehaja
BJCEM 2011

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpall Konkurs6 për pjesëmarjen e artistëve të rinj nga Kosova në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mediteranit

Selanik, Romë dhe Kazablankë
Tetor 2011 – Shkurt 2012

Edicioni i XV-të i Bienalit të Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mediterani do të karakterizohet me një format të ri, një rrugëtim i gjatë nëpër Mediteran që do të përfshijë qytetet e ndryshme të ndërlidhura në mes tyre nëpërmes ngjarjeve dhe punëtorive që do të organizohen nga po këto qytete.

Në këtë fazë të punës dhe me Konkurs6 përfshihet përzgjedhja e krijuesëve nga Kosova për dy ngjarje në kuadër të Bienalit të XV-të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mediteranit:

 

Artet pamore, artet aplikative dhe gastronomia
Selanik, Greqi: 7 tetor – 6 nëntor 2011


Kinematografia, letërsia dhe muzika
Romë, Itali: 18 - 19 nëntor 2011

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon që përfaqësimi i artit dhe kulturës që krijohet në Kosovë por edhe pjesëmarrja e punëtorëve të rinj në art e kulturë në Bienalin e XV-të i Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mediterani të shënojë një kthesë domëthënëse në përfaqësimin ndërkombëtar të praktikave të reja artistikë të kësaj skene.

Artistët pamor, arkitektët, dizajnerët, stilistët, kryekuzhinjerët, shkrimtarët, regjisorët dhe muzicientët me moshë prej 18-30 vjet ftohen të aplikojnë me projektet e tyre të bazuara në temen e përgjithshme të Bienalit të XV-të të Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mediterani.

Bienali i XV-të i Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mediterani e formulon temën e përgjithshme të punës në pyetjen: Simbioza? Në vend se të ri-formulohet imperativi moral në zemrën e konceptit të ‘të jetuarit bashkë” (simbiozës), ky projekt ka për qëllim të ngrisë një numër pyetjesh, duke përfshirë:

- Si do të mund të jetonim bashkë? Apo më mirë, si të jetohet bashkë me qasjet e ndryshme politike të ekzistëncës? Si avancohet vetëpërmbushja njërëzore nëpërmes simbiozës? Cilat janë mënyrat dhe kanalet joformale nëpërmes të cilave individët veprojnë? Si ështe i riaranzhuar realiteti i përbashkët nëpërmes praktikave të zgjeruara artistike?

- Si riorientohen kushtet e jëtës së përbashkët në zonën e vendeve të Mediteranit në vazhdën e ngjajeve poltike të përshpejtuara në disa nga vendet e Mediteranit? Si mund të funcionojë arti në trajtën e një lexuesi të brendshëmqë lexon “vetën” dhe “tjetrin”? Cka premtojnë teknologjitë dhe mënyrat e reja të rrjetëzimit shoqnor?

- A janë dyshimi dhe dykuptimësia, shpesh të asocuara me praktikat bashkëkohore artistike, mjet për gjenerimin e një pasqyrimi kritik në distribuimin e roleve dhe kapaciteteve, apo janë mjete të normaizimit të angazhimit tonë skizofrenik me botën?

Në këtë kontekst, nocioni i Simbiozës shihet si mënyrë e kërkimit për një marrëdhënje të ripërtrirë me “tjetrin”; “tjetri” mund të zhvendoset në raport me natyrën dhe retorikën e zhvillimit të zbatueshëm, në raport me kulturën dhe kufijtë e pacaktuar të artit, në raport me masën e qytetit që vazhdimisht transformohet, në raport me botën bashkëkohore digjitale, gjithashtu të shpërftyruar radikalisht dhe në raport me krizën e re ekonomike dhe sociale.

 

Kushtet dhe procedurat e dorëzimit të aplikimit

Infomatat shtesë dhe kërkesa për formularin e aplikimit dhe formularët për dokumentacionin shtesë mund të bëhet nëpërmes komunikimit me e-mail. E-mail adresa zyrtare e Stacion per Konkurs6 është info@stacion.org.

Formulari i aplikimit së bashku me dokumentacionin shtesë, të përshkruara në formularin zyrtar të aplikimit duhet të dorëzohen deri me 20 Korrik 2011.

Të gjitha materialet e kërkuara mund të dërgohen me e-mail në formatin digjital.

 

Dorëzimi i materialeve mund të bëhet edhe nëpërmes adresës postare:

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
p.o. box 262
10000 Prishtinë
Republika e Kosovë

 

Vetëm materialet që do të arrijnë deri me datë 20 Korrik në info@stacion.org apo adresën postare të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë do të merren parasysh.

Informata shtesë

Asociacioni Ndërkombëtar i Bienalit të Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mediterani (BJCEM) ka lindur në Sarajevë në vitin 2001, gjatë edicionit të X-të të ngjarjes me të njëjtin emër, me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të punës së përbashkët dhe marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe asociacioneve të ndryshme që punojnë në fushën e kulturës nga zona Evro-Mediteranit. Sot asocioni BJCEM është një rrjet i cili bashkon 71 anëtarë nga 20 vende, mekanizmat e krijuara në vendet e ndryshme, ministritë dhe qytetet nga këto vende, asociacionet, institucionet e kultures dhe si i tillë eshte i hapur për anëtarësimin e mekanizmave lokal dhe kombëtar nga Evropa dhe Mediterani.

Qëllimet kryesore të BJCEM janë promovimi i kretivitetit të artistëve te rinj, inkurajimi i bëshkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimi i marrëdhënieve normale përgjat zonës së Mediteranit.

Asociacioni Ndërkombëtar BJCEM është një rrjet i gjërë që inkurajon shkëmbimin ndërkulturor ndërmjet kufijëve politik dhe gjeografik; struktura e Asociacionit promovon skëmbimin kulturor përtej kufijëve ekzistues politik dhe kulturor, duke prezentuar kështu Evropën dhe Mediteranin të gatshëm për bashkëbisedim dhe punë të përbashkët.

Bienali i artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mediterani ështe themeluar në vitin 1984

Pas prologut të manifestimit të quajtur “Tendencat” (Barcelonë, 1984), në vitin 1985, qyteti katalan ishte mikëpritës i edicionit të parë të Bienalit. Në këtë Bienale morrën pjesë artistët nga gjashtë vende të ndryshme (Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Greqia dhe Jugosllavia) dhe mysafirët nga vendet Arabe dhe nga disa vende të Ballkani. Me këtë rast u themelua edhe Komiteti Ndërkombëtar i Bienalit i cili tani njihet si Asociacioni BJCEM.

Edicionet e Bienalit që pasuan u mbajtën në Selanik (1986), Barcelonë (1987), Bolonja (1988), Marsej (1990), Valencia (1992), Lisabonë (1994), Torino (1997), Romë (1999), Sarajevë (2001), Athinë (2003), Napoli (2005), Bari (2008) dhe Shkup (2009)

Gjatë 24 vjetëve të historisë së tij, Bienali është konsideruar si dritarja kyesore e krijimit në Mediteran, që prezenton punën e artistëve të moshës 18 deri në 30 vjeçare në fushat e ndryshme të krijimit si: arkitekturë, strip, kinematografi, video, krijime industriale dhe digjitale, fotografi, shkrim, garstronomi, muzikë, teatër, vallëzim etj.