• Artist talk: Clara Ianni
Artist talk: Clara Ianni

Artist talk: Clara Ianni
E martë, 23 qershor 2015, ora 20:00


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në kuadër të ekspozitës “In Search of Radical Incomplete, A Perfect Animal Within” me artistët León Ferrari dhe Ricardo Pons, Nuria Güell, Emre Hüner, Clara Ianni dhe Debora Maria da Silva, Bouchra Khalili, Erdem Tasdelen, Susanne M. Winterling dhe me kuratore Övül Ö. Durmusoglu, organizon prezentimin publik të artistes Clara Ianni.

Clara Ianni pohon: “Problemet e paqarta të së sotmes janë të rrënjosura në mohimin sistematik të së kaluarës që mbetet e pathënë, e pazgjidhur, dhe si rrjedhojë, është e tashme”. Në bashkëpunimin e saj me Debora Maria da Silva, Clara Ianni hulumton kufijtë e abstraksionit poetik të ballafaquar me traumën shoqërore. 'Apelo' (Lutje, 2014) dëshiron që thirrja universale të dëgjohet, ta zbulojë papërfundimin e një historie që mohohet. Filmi trajton çështjen se si diktatura ushtarake mbetet në strukturat gjyqësore, politike dhe institucionale të Brazilit, në përjetimet e çdoditshme të dhunës. 

Clara Ianni (lindur në vitin 1987, São Paulo) punon në São Paulo dhe Berlin. Ajo ka mbaruar studimet në Artet Pamore në = Universidade de São Paulo dhe magjistraturën në Visual and Media Anthropology në Freie Universität Berlin, me bursën e DAAD. Ekspozitat e saj kohëve të fundit përfshijnë: P33 - 33o Panorama de Arte Brasileira, Museu de Arte Moderna de São Paulo (2013), Conversational Pieces, n.b.k., Berlin (2013), Brutalidade Jardim, Galeria Marília Razuk, São Paulo (2013), III Mostra do Programa de Exposições do CCSP, Centro Cultural São Paulo (2012), Untitled (12th Istanbul Biennal), Istanbul (2011), EDP Young Art Prize, Instituto Tomie Ohtake, São Paulo (2011). Rezidencat e saj përfshijnë: HIWAR I Conversations in Amman, Jordan (2013), Culturia, Berlin (2011), Bolsa Pampulha, Museu da Pampulha, Belo Horizonte (2011) dhe Casa Tomada, São Paulo (2010). Puna e saj karakterizohet me kritikën e shoqërisë bashkëkohore, që konsideron implikimet politike dhe historike. Puna e saj bazohet në përdorimin e disa mediumeve si instalacioni, skulptura dhe video. Clara ka punuar si kuratore asistente e kuratorit Regis Michel, në Muzeun e Luvrit dhe asistente në the 7th Berlin Biennale, kuruar nga Artur Zmijewski, bashkë me Joanna Warsza and Voina. Ajo është anëtare dhe kontribuese e Krytyka Polityczna.

“In Search of Radical Incomplete, A Perfect Animal Within” është pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. 

“In Search of Radical Incomplete, A Perfect Animal Within” në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është mbështetur nga: Soma, Institut für Auslandsbeziehungen Stuttgart, Technomarket, Fundação n Augusto y león Ferrari, Associação Cultural Videobrasil, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria e Administratës Publike e Republikës së Kosovës, X-print, Ujë Rugove dhe DZG.