• Summer School As School 2016
Anri Sala: Thyerja, ndrydhja dhe ura
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Hënë 4 Korrik, 2016, ora 19:00

Anri Sala:
Thyerja (rupture), ndrydhja (syncopation) dhe urat (bridges)

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës


Interesi im për thyerjën apo ndërprerjën – thyerja në domethënje, në rrëfim, në sintaksë apo ndërprerja në besimin, ideologjinë apo vlerat ekzistuese – e ka origjinen në përjetimin tim të ndryshimeve në Shqipërine e viteve 1990, kur zhvillimet e menjëhereshme dhe drastike jo vetëm përmbysen rendin ekzistues të gjërave, në kuptimin e konfuzionit politik dhe çrregullimit social, por tek tuk nxorren nga binaret edhe disa nga shtyllat e kuptimit (common sense) që shpeshherë i marrim si te mirëqena. Që atëherë thyerja, disonanca, të qenurit jo-sinkron, mbivendosja dhe tensioni midis kuptimit dhe kontekstit, kanë qenë aspekte të rëndesishme në praktiken time si artist. Krisja në rrëfim (rupture) dhe ndrydhja në muzikë (syncopation) kanë aftësinë që të mundësojnë apo kultivojne mënyra jo narrative të komunikimit, që e çlirojnë atë nga hija manipuluese e gjuhës.

Syncopation është një lloj rritmi që trondit përceptimin tonë të kohës si një rrjedhë normale, duke na dhënë ndjesinë që ndoshta koha ka dalë jashtë vendit. Në muzikë syncopation është thelbësisht e lidhur me një moment të veçante dhe të pazakonte (the offbeat). Në të kundërt të rrahjës – në anglisht the beat – offbeat është theksimi ose nxjerrja në pah e momentit më pak të pritur dhe parashikueshëm brenda një mase kohe (measure); duke e vënë aksentin në atë çka mund të përceptohet si pjesa më e dobët apo delikate e masës së kohes. Beat dhe offbeat janë totalisht të ndërvarura nga njëra tjetra, pasi nuk ka përceptim të kohës pa pranine e rritmit dhe nuk ka rritëm që nuk i permban te dyja: beat dhe offbeat. Ajo cfarë me intereson tek syncopation apo në hendekun midis beat dhe offbeat – ose thënë ndryshe në intervalin midis të pritshmes dhe të pazakontes – është se si offbeat ofron një hapësirë alternative përkundrejt pritshmërisë së ritmit.

Në strukturat e muzikes jazz apo të kenges pop, ura (the bridge) pezullon vrrullin e këngës, duke krijuar një moment tjetërsimi që përkohësisht e nxjerr këngën nga shtrati i saj. Çdo këngë që pëlqejmë na bën të ndihemi të plotë dhe të kompletuar, në kuptimin që brenda këngës ne ndihemi si në shtëpi. Kënga na mbështjell sikur te ishte një mini-botë përreth nesh. E imagjinoj elementin e urës në muzike si një tentative që e penetron këtë mini-bote, duke hapur në të një dritare që na lejon kalimthi një vështrim të asaj që ndodhet jashtë. Si një copëzë subjektiviteti që e shkund objektin këngë, urat janë momente rrugëtimi brenda këngës, që ngjajnë me derivat e Situacionisteve: si dikush që mund të shëtisë apo sorollatet nëpër qytet, duke përdorur hapësiren urbane jo ashtu si është planifikuar por në drejtim të kundërt të rrjedhës së paramenduar, duke krijuar situata apo gjendje që na çlirojne nga rregjimet e përditëshme. Në këtë kuptim urat në strukturat e muzikes jazz apo të këngës pop luajne rolin e nje lloj sorollatjeje çliruese.

Thyerja (rupture), ndrydhja (syncopation) dhe urat (bridges) kanë aftësinë të vënë në dyshim rrjedhën apo korsitë e paracaktuara. Duke i rezistuar llogjikes apo rendit te vendosur, ato mbartin një energji pothuajse të një natyre politike.

Artist që vepron në Berlin, Anri Sala, ka lindur më 1974 në Tiranë, Shqipëri. Ekspozitat e tij të fundit përfshijnë “The Present Moment (in D)”, Haus der Kunst, Mynih, Gjermani (2014); “Anri Sala: Two Films”, Museum of Contemporary Art, Detroit, Michigan (2012); Louisiana Museum of Modern Art, Humlebaek, Danimarkë (2012); Centre Pompidou, Paris, Francë (2012); “1395 Days Without Red”, Irish Museum of Modern Art, Dublin, Irlandë (2012); National Museum of Art, Osaka, Japoni (2011); Serpentine Gallery, Londër, Angli (2011) dhe Musée d'Art Contemporain, Montreal, Quebec (2011).

Sala fitoi çmimin Gilles Dusein në vitin 2000; Çmimin Artist i Ri në bienalen e Venedikut më 2001, dhe Absolut Art Award, Stokholm, Suedi, më 2011. Në vitin 2013 u zgjodh si reprezentues i Francës në bienalen e 55të të Venedikut me “Ravel Ravel Unravel” dhe së fundi Sala pranoi çmimin Vincent, Hagë, Holandë (2014).