• Altered Identities: On Nationalism and Contemporary Art
Altered Identities: On Nationalism and Contemporary Art

Altered Identities
Punëtori për Art Bashkëkohor dhe Nacionalizmin
8-10, Qershor 2006.

Altered Identities – Punëtori për Art Bashkëkohor dhe Nacionalizmin që ka mbledhë 15 artist dhe shkrimtar, shumica e të cilëve vijnë nga Rajoni i Ballkanit dhe nga vendet Nordike për të diskutuar marrëdhëniet mes nacionalizmit dhe artit vizuel; si artistët bashkëkohor merren me lëvizje nacionaliste populliste, si e formulojnë ata trashëgiminë kombëtare dhe si e interpretojnë ndikimin e nacionalizmit në punën e tyre.

 

Synimi i punëtorisë po ashtu është që të hapë debat për nacionalizmin në skenën e artit bashkëkhor në vendet e botës së tretë si Kosova, ku shteti dhe identiteti kombëtar janë endë duke u ndërtuar. Po ashtu, sistemi protektorat global i strukturës politike në Kosovë me NATO dhe UNMIK e bënë këtë shtet në teori dhe vizuelisht edhe më interesant.

 

Tri ditë të punëtorisë janë të strukturuar rreth prezantimeve dhe diskutimeve në panel, të cilat janë të moderuara nga sociologu Kosovar Sezgin Boynik

Punëtoria do të mbahët në Galerinë e Arteve e Kosovës, me sesionin hyrës me 8 Qershor, 11:00hrs, dhe është i hapur për publikun.

Altered Identities është organizuar nga Stacion-Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe është pjesë e programit Nordik të Këshillit të Ministrave, Norden Balkan Culture Switch.

Është përkrahur nga Nordic Council of Minister, Exit – Pejë, Office for Contemporary Art Norway, Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë.