• Now You Are So Well, photographs documenting research, Renten Bank Frankfurt Main, 2010
Als ich ein Kind war, wollte ich Kunstlerin werden

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina dhe press to exit project space prezentojnë
Flaka Haliti: Als ich ein Kind war, wollte ich Künstlerin werde

Punë Kuratoriale: Albert Heta

Hapja: 30/09/2010, 20:00
30.9.2010 – 12.10.2010

 

Vendi: press to exit project space
Andresa: Qendra Kulturore CK, Avenyja e Ilindenit 38, Shkup, Maqedoni


Als ich ein Kind war, wollte ich Künstlerin
është titulli i punës së Flaka Halitit, i huazuar të jetë titull i kësaj ekspozite, e që nuk është pjesë e kësaj ekspozite.

‘Prejse isha fëmijë, doja të bëhesha artiste’ – kjo fjali, përkundër relevancës së vet të qëllimshme të koncentruar në hapësirën në të cilën është ekzekutuar, më bënë prap të mendoj se sa është me rëndësi të dish se çka don në këtë jetë. Pa marrë parasysh a don ta jesh artist a kryetar i një klubi. Prej kur punoj në këtë skenë e kam kuptu se rrallëherë gjen artistë që duan të jenë artist. Kjo qe gjëja e parë që më tërhoqi te Flaka Haliti.

Por a duhesh te jesh neutral a ai (idioti) që flet kur të tjerët kalkulojnë, është pyetja tjetër që e çoj ndër mend kur mendoj për Flakën? A do të kthehesh në të majtë a në të djathtë apo don me i thane troç mendimet?

Do ta citoj Elie Wiesel, me një thënie të cilën e çoj shpeshherë ndër mend sa herë mendoj për (mos) ekzistencën e neutralitetit si dhe hipokrizinë që është gjithnjë në rritje dhe e cila na rrethekon sot:‘Gjithmonë duhet të mbajmë anë. Neutraliteti  ndihmon shtypësit e asnjëherë viktimës. Qetësia i jep zemër torturuesit, e asnjëherë të torturuarit.’ Prej përvojës sime mund t’ju them se kjo është një peshë e madhe për t’u mbajtë mbi supe.

Mund të jesh delikate, e brishtë, dhe jo aq e fuqishme për të mbajtur mbi supe të gjitha çështjet me të cilat duash të merresh, nuk je e pajisur prej fillimi me të gjitha mjetet e sistemit dhe të tregut më të cilat artisti bashkëkohor është i pajisur sot, por  punon si një artist në kontekstin e përgjithshëm ku të gjitha femrat kanë qenë të përzgjedhura nga strukturat e dominuara prej meshkujve dhe seksistëve, për të luajtur vetëm rolin e femrës (artiste) që i përshtatet profilit të konstruktuar prej tyre për femrën (artiste) dhe partnerët e rrjetit të tyre në krim, të cilët ende e përdorin ideologjinë për konstruktimin e narrativëve të proklamuar dhe kritikë mbi bazë gjinore; nuk je në pozitën e privilegjuar e të pasurit prapa shpinës një shtet (të fuqishëm) dhe sistem të vendosur të shkallëve të Venedikut që kishin për të ta përqafuar punën derisa të t’jenë rritur krahët për të fluturuar i/e lirshëm(e); dhe prap, ti vendos për të mos qenë ekzotike në punën tënde ndërkombëtare dhe vazhdon t’i bësh (ato) pyetje dhe të mbetësh idealiste.

Për ta kontekstualizuar këtë ekspozitë në punën aktuale të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Als ich ein Kind war, wollte ich Künstlerin werden me Flaka Halitin është ekspozita e parë vetjake që Stacioni po e bashkëorganizon me një institucion partner të një shteti fqinj, dhe që përqëndrohet në punën e një artisteje që lidhet ngusht me punën e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe kontekstin kosovar. Dhe ky është vetëm fillimi.

Als ich ein Kind war, wollte ich Künstlerin me Flaka Halitin është i strukturuar rreth punimeve: Unë, Ti dhe të gjithë që i njohim (2010), reflektim rreth pozitës së artistëve meshkuj dhe femra në historinë e artit dhe sistemeve institucionale të pushtetit, Tash ti je aq mirë (2009), fotografitë që dokumentojnë një hulumtim të përvojave personale që u realizuan gjatë studimeve në Staedelschule, punë kjo që është shpërblyer me çmimin e parë ‘Bujqësia dhe Bankat’, e organizuar prej Staedelschule Frankfurt/Main dhe Rentenbank, Frankfurt am Main dhe Bolet e mia (2008), dokumentimi i intervenimit ilegal të performuar gjatë hapjes së ekspozitës vjetore të shpërblimit Muslim Mulliqi, të organizuar prej ‘Galeria e Arteve e Kosovës’.


Albert Heta

Shtator 2010

 

Flaka Haliti u lind më 1982 në Pristinë, Kosovë. Është artiste që jeton dhe vepron ndërmjet Prishtinës dhe Frankfurt am Main. Ajo diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës në vitin 2005. Momentalisht është duke e vazhduar shkollimin në Staedelschule, në Frankfurt/Main, në klasën e profesores Judith Hopf.

Punon si artiste konceptuale me video, zë, instalacione, fotografi dhe performancë. Me punën e saj, ka treguar interes të vazhdueshëm dhe guxim për të hulumtuar tema që përfaqësojnë sfidë për shoqërinë dhe/ose skenën e artit.

Puna e saj është ekspozuar në ekspozita vetjake dhe ato grupore, prezantime, simpoziume dhe workshope, duke përfshirë:

'CRW - Contemporary War Reflection’, kurator: Malene Dam dhe Julie Galsbo BKS-Garage Akademia Mbretërore Kopenhagë 2010; ‘Heiss Oder Kalt’, Petra Reichensperger, Haus der Kulturen der Welt Berlin, 2009; Bienalja e Brukselit -1 'The World Around You' (Bota rreth teje), projekt kontribut i L’appartement 22/Hordaland Art Centre/ Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina, kurator Abdellah Karroum, Anne Szefer Karlsen, Albert Heta, Vala Osmani, Bruksel, 2008/2009; ‘Plazma’ Siemens ArtLab Gallery, Leonhardkultur Project, Vjenë 2008; 'Balls! Balls! Balls!' (Bolet! Bolet! Bolet!), kurator Albert Heta,  Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina, 2008; ‘Academy Remix/Missing Identity’, kurator Nikola Dietrich, Portikus, Frankfurt am Main, 2005.

Flaka Haliti është fituese e çmimit të parë të ‘Agriculture and Banking’, e organizuar nga Staedelschule Frankfurt am Main dhe Rentenbank, Frankfurt am Main 2009 si dhe ka fituar bursën e DAAD për vitin 2009-2010.


‘Flaka Haliti: Als ich ein Kind war, wollte ich Künstlerin werden’ mbështetet nga Drejtoria p
ër Kulturë, Rini dhe Sport e Kumunës së Prishtinës dhe DZG.

 



“Als Ich Ein Kind War,Wollte Ich Künstlerin Werden” – pikturë muri, 4 x 7m, 2010. Fjali e përdorur gjatë mesimeve të gjermanishtes që analizon formatin gramatikor, pikturuar në hollin kryesor të Staedelschule në Frankfurt am Main gjatë Rundgang 2010.