• Alfredo Jaar: It is difficult
Afredo Jaar: It is difficult

Alfredo Jaar: Është vështirë

8 shtator 2015, ora 20:00

Komiteti Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentojë prezentimin ‘It is difficult’ nga Alfredo Jaar. Prezentimi i Alfredo Jaar në Prishtinë është pjesa e parë e bashkëpunimit të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Alfredo Jaar.

Alfredo Jaar është artist, arkitekt dhe regjisor që jeton dhe punon në New York. Alfredo Jaar ka lindur në Santiago de Chile.

Puna e Jaar është ekspozuar gjerësisht nëpër botë. Ai ka mare pjesë në Bienalet e Venedikut (1986, 2007, 2009, 2013), Sao Paulos (1978, 1989, 2010) si dhe në Documenta në Kassel (1987, 2002).

Ekspozitat e rëndësishme personale përfshijne: The New Museum of Contemporary Art, New York; Whitechapel, London; The Museum of Contemporary Art, Chicago; The Museum of Contemporary Art, Rome; and Moderna Museet, Stockholm.

Një retrospektivë e madhe e punëve të tij u organizua në verë të vitit 2012 në tri institucione në Berlin: Berlinische Galerie, Neue Gesellschaft fur bildende Kunst e.V. and Alte Nationalgalerie. Në vitin 2014, Muzeu i Artit Bashkëkohor Kiasma në Helsinki mbajti retrospektivën më të gjerë të karrierës së tij.

Jaar ka realizuar më shumë se gjashtëdhjetë intervenime publike nëpër botë. Më shumë se pesëdhjetë botime monografike janë botuar mbi punën e tij.

Ai u bë Guggenheim Fellow në vitin 1985 dhe në MacArthur Fellow në vitin 2000.

Puna e tij është pjesë e koleksioneve të The Museum of Modern Art and Guggenheim Museum, New York, the MCA in Chicago, MOCA and LACMA në Los Angeles, the Tate në Londër, the Centre Georges Pompidou në Paris, the Centro Reina Sofia në Madrid, the Moderna Museet në Stockholm, the Louisiana Museum of Modern Art në Humlaebeck dhe shumë institucioneve tjera dhe koleksioneve private në mbarë botën.

Prezentimi i Alfredo Jaar në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është pjesë e programit vjetor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe përkrahet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Ujë Rugove, DZG