• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Alfred Barr: Aleksandër Dorner

Alfred Barr në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Hënë, 10 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimin e Alfred Barr, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Alfred Barr do të prezantojë një rrëfim për Aleksandër Dorner, një drejtor inovativ i Landesmuseum Hannover. Në veçanti, diskutimi flet për bashkëpunimin me El Lissitzky i cili është materializuar në vitin 1928 i njohur si Kabineti Abstrakt dhe paraqet njërin ndër instalacionet më të rëndësishme të shekullit 20. Ligjërata ka të bëjë me zhvillimin e rrëfimit të artit modern bazuar në histori të ekspozitave. Një vëmendje e veçantë i kushtohet Muzeut të Artit Modern në Nju Jork. Që nga hapja e tij më 1929, rrëfimi i muzeut mbështetej tërësisht në artin modern europian, me një fokus në lëvizjet avangarde. Në vend të “Shkollave Kombëtare”, ekspozita Kubizmi dhe Arti Abstrakt e 1993-tës i prezantoi “Lëvizjet Ndërkombëtare” si mjet kyç dhe si koncept për tregimin e ngjarjes e njohur si Historia e Artit Modern. Ky rrëfim përfaqësonte riinterpretimin e artit modern, i cili më vonë u adoptua nga Europianët dhe u bë themeli i skenës së artit që njohim ne sot.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.