• Agim Balaj and Dritëro Nikqi: 7
7

Agim Balaj dhe Dritëro Nikqi
7

27.2.2013, ora 19:00


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në kuadër të modulit ‘Programit hapsinor’ paraqet projektin ‘7’ të autorëve Agim Balaj dhe Dritëro Nikqi. 

Agim Balaj është i lindur në Prizren (1980), diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Fotografitë dhe xhirimet e tij fokusohen në arkitekturën e hapësirës dhe elementet e jetesës në qytet. Agim Balaj jeton në Prishtinë. 

Dritëro Nikqi ka lindur me 24 Janar 1979. Ishte pjesëtar aktiv i skenës muzikore në Prishtinë, gjatë viteve të 90’ta të shekullit të kaluar. Pas luftës ai ishte anëtar dhe themelues i grupeve dhe projekteve si Por-no, Ambasadi, Retrovizorja. Në mes të vitit 2000, ai themeloi Studio C, platformë në të cilën ka krijuar shumicën e projekteve të tij. Ai njëkohësisht ka bërë edhe punë të pavarur jashtë Kosovës. Gjatë dekadës së fundit Dritëro Nikqi kompozoi muzikën për dokumentarë, filma dhe libra audio. Është adhurues i zjarrtë i ping pong-ut.

Projekti 7 është bashkëpunimi i parë i Agim Balajt dhe Dritëro Nikqit.

Projekti 7 është ngjarja e vetme në kuadër të programit vjetor të vitit 2013, që si platfomë ekspozimi e shfrytëzon strukturën fillestare të modulit ‘Programi hapsinor’. ‘’Programi hapsinor’ si modul pune është menduar të prodhojë hapësinë edhe brenda një strukturë të definuar programore.

‘Rimendimi i programit t’hapësirës (shoqnore)’, është projekti kryesor i programit të punës së Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për vitin 2013.