• Elana Katz: Action Boxing Club
Action Boxing Club

Elana Katz
Action Boxing Club
Kuruar Albert Heta

12/9/2014 – 11/10/2014

Hapja: 12/9/2014 ora 20:00
Performanci: 12/9/2014 prej 20:00 deri 22:00

Vendi: 
Ish-ndërtesa e Klubit të Boksit Prishtina
Rr. Mark Isaku, Prishtinë 

Orari i Punës
e martë - e premtë, 11 am - 4 pm.
e shtunë, 11 am - 2 pm.


Action Boxing Club ndodhë në një ndërtesë me identitet të shumëfisht, i shtresuar në kohë, dhe hapet me performancën e titulluar MAP, që përmban shënimin e historisë së tanishme, të afërt dhe të largët. Hulumtimi i Elana Katz, përmes mbledhjes së historive gojore, ka identifikuar këtë ndërtesë si shkollë e dikurshme Hebreje apo ndërtesë e komunitetit Hebraik të Prishtinës. Në këtë performancë specifike për lokacionin, Katz krijon një hartë vizuele të historisë së drejtpërdrejt të prekjës, kështu duke thirrë për vëmendjën tek metodat e dokumentimit të historisë dhe shënimit të kujtesës.

Ndërtesa e cila dikur është shfrytëzuar edhe nga Klubi i Boksit Prishtina, përmes Action Boxing Club do të bëhët edhe një platformë e pavarur e artit bashkëkohor e vendosur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Kosova është e njohur më shumë për konflikt se kulturë, është thënë së fundi në një tekst në seksionin online për shtegëtimin në the Guardian. Prishtina ende ka vetëm një institucion të pavarur të artit bashkëkohor, një galeri kombërare, që funkcinon si institucion qeveritar, një galeri që funksionon si një zyre e departamentit të një institucioni qeveritar, dhe një galeri në fakultetin e arteve dhe një galeri private.

Prej 1980-ve, apo koha kur konflikti filloi, ishte edhe koha kur vendi kishte humbur autonominë, dhe shumë qytetar humbën edhe vendin e punës dhe kjo ndërtesë ishte vendi ku njerëzit provuan fatin e tyre me numra. Pas çlirimit, kjo ndërtesë ende ishte dhënë me qira nga Klubi i Boksit Prishtina një ndërmarrjeje privat që e ka përdorë për të njejtin qëllim – një tombolë. 

Kjo marrëveshje i ka dhënë një mbështetje financiare klubit, marrëveshje e cila ka përfunduar vetëm kohët e fundit. Para kësaj kohe ndërtesa është shfrytëzuar nga trajnerët dhe bokserët e Klubit të Boksit Prishtina, një klub me famë në ish-Jugosllavi. Klubi i Boksit Prishtina me trjanerin Lah Nimani ka pasë në radhët e veta kampion sikur Bajram Hashani, Aziz Salihu, Sami Buzolli, Afrim Majanci, Xhevdet Peci, Mehmet Bogujevci që së bashku me klubet tjera dhe sportistët dhe sportistet e Kosovës ishin krenaria e Kosovës në Jugosllavi. Këta bokserë fitonin medalje në kampionate Europiane dhe Botërore si dhe në Lojrat Olimpike. Por, shumica e gjeneratës time, që në mesin e atyre që i kanë pa luftërat e tyre, nuk e kanë ditë që baza e tyre ishte në një ndërtesë historike dhe jo qendra e Rinisë, Kulturës dhe Sportive Boro dhe Ramizi. 

Për qytetarë më të vjetër të Prishtinës, kjo ndërtesë është ‘Sokolana’. Para se të transformohej në palestrën e klubit të boksit, kjo ndërtesë njihej si “Sokolana” apo “Sokolsko društvo”, të dy emërtime në gjuhën serbe. 
Institucionet e ngjashme apo institucionet me emër të njejtë, të cilat ishin krijur në fillim të shekullit XX-të, vazhdojnë të ekzistojnë në Serbi, dhe aktiviteti i tyre bazohet në traditën burimore të përmirësimit të shkathtësive motorike të fëmijëve, të rinjëve dhe qytetarëve. Pas Luftës së Dytë Botërore ‘Sokolana’ u përdor nga të rinjtë e komunitetit, sportistët dhe sportistet, si sallë për trajnime gjimnastikore dhe sallë për lojë ekipore. 

Para këtij projekti, ndërtesa kishte humbur nga vëmendja e publikut. Edhe pse është e vendosur në qendër të Prishtinës, sot ndërtesa mezi dallohet.E vendosur rreth 100 metra larg ndërtesës së Kuvendit, me qasje nga një nga rrugët kryesore, për tu afruar të ndërtesa duhet të kalohet një nën-kalim nën ndërtesat e banimit të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithmonë këtë ke ma ba këtë duke ecë në shpëjtësi, dhe ke me kalu këtë objekt, duke tentu m i ikë kundërmimi që vjen nga shportat e hapura të bërllogut dhe lëngjet e tyre që ujisin asfalltin fare pranë ndërtesës. Apo unë gjithnjë e kam bërë këtë, dhe e kam pa vetëm shenjën e Klubit të Boksit Prishtina që mezi rrin e varrur në një qosh të një shtese të ndërtesës kryesore. Shënja e zbehur e e Klubit të Boksit Prishtina ende është aty, si një shaka. Klubi operon në një vend tjetër me vite. Letrat dhe dosjet të cilat janë të shpërndara nëpër pjesë të hapësirave të ndërtesës përmendin edhe një klub të boksit ‘Radnicki’, që si duket ishte emri i mëparshëm i Klubit të Boksit Prishtina. Edhe sot mund të gjinden të dhëna në internet për emrin e klubit në gjuhën sërbe, që është përdor nga klubi në vitin 1979. Çarjet e thella që gjindën nëpër muret të ndërtesës dhe një imazh surreal i enterierit të ndërtesës lihen në hije nga tavani i lartë, dritaret e gjata dhe dikund rreth 120 metra katëror të sallës kryesore dhe një arkitekturë sikur asnjë tjetër ndërtesë në Prishtinë, dhe asnjë hapësirë muzeale apo galeri në Kosovë. 

Në raport me këtë ndërtesë dhe të tjerat të cilët janë asociuar me Komunitetin Hebraik të Kosovës, dokumentacioni është jo-ekzistent.

Arkiva e Komunitetit Hebraik të Kosovës aktualisht është zhdukur, pasiqë ishte zhvendosur në Beograd, Serbi pas vitit 1999. Katz ka ndjekur gjurmët e arkivit të zhdukur, si dhe ka hulumtuar historinë Hebraike në Kosovë përmes intervistave me anëtarë të Komunitetit Hebraik në Kosovë, të vendosur në Prizren, banorët aktual të Prishtinës, dhe të mbijetuarit e Holokaustit të ish-Komunitetit Hebraik të Prishtinës, të cilët janë zhvendosur në Beograd, prej 1970 deri me 1999. 

Në intervistat me Katz, këta anëtarë të komunitetit kanë konfirmuar historinë e ndërtesës e cila është në fokus të projektit. Çka nuk është e qartë për mua është si kjo ndërtesë, e vendosur në qendër të Prishtinës, ka mbetë e fshehur nga kujtesa e qytetarëve të qytetit, dhe shumë përpjekje të nivelit të lartë qeveritar që kanë pasë qëllim identifikimin e vendeve dhe ndërtesave të cilët kanë qenë të lidhura me Komunitetin Hebraik të Kosovës. Sot, ndërtesa duket që është e paraparë të zëvendësohët me një ndërtim të ri. Procese të ngjashme kanë ndodh me ndërtesat të cilat janë ndërtuar rreth kohës së njejtë dhe janë lënë që të shkatërrohën nga koha dhe neglizhenca dhe sot janë zëvendësuar nga ndërtime dhe interesa të reja. Këto ndërtesa kanë qenë të mbrojtura si trashëgimi kulturore ndërsa kjo ndërtesë nuk është.

Por më shumë së gjithçka tjetër, ky projekt nxjerr në pah edhe njëherë mundësitë dhe potencialin e hulumtimit individual, dhe fuqinë e punës në art dhe shoqëri në një vend ku nuk ka histori të arkivuar, institucione kredibile arkivore dhe material arkivuës. E kam thënë disa herë, histori (bërja) si mjet për fëshirjën dhe projektimin e të kaluarës për lojtarët e tanishëm të pushtetit ëshë një praktikë dominante në këtë vend. 

Action Boxing Club, dhe veprimi për të riaktivizuat këtë ndërtesë janë hapa të nevojshëm për të bërë publike historitë e kësaj shoqërie, duke hapur hapësira ekzistuese për përdorimin dhe diskutimin nga publiku në mënyrë që të zhvillohët një proces kredibil i kujtimit dhe dokumentimit jo vetëm të kaluarën dhe mungesën e tanishme të kaluarës Hebraike të Kosovës por edhe mungesën e tanishme por edhe të kaluarën dhe të tanishmën e shoqërisë Kosovare. Gjatë kohëzgjatjes të ekspozitës, një diskutim në panel për publikun dhe një bisedë më artistën dhe një prezentim i kuratorit të ekspozitës do të merren me temat e ndërlidhuna me ekspozitën dhe temat bashkëkohore dhe historike që kanë qenë shkaktar të punës, metoda të kujtimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pasojat, roli i artit dhe diskursi historik, dhe kujtesën e historisë hebraike në Kosovë. 

Albert Heta


Elana Katz është artiste Hebraiko-Amerikane e cila aktualisht jeton në Berlin, Gjermani. Duke punuar shpesh nga një bazë historike, puna e Katz përballet me normat kulturore, ekzaminon në mënyrë kritike kompleksitetin që është vendosur në këto kontradikta, kështu duke synuar të krijoi një përvojë të çmësimit të të supozuarës. Grantet e saj përfshijnë DAAD Graduate Studies Grant(2010) the Franklin Furnace Fund për Art performues (2011), dhe grante për performanca nga Ambasada e Izraelit në Sërbi dhe Instituti Goethe në Rumani. Ajo ka marrë pjesë si re-performuese në retrospektivën e Marina Abramovic, në Muzeun e Artit Modern në New York (2010), dhe së fundmi ka ekspozuar/ performuar në Location One, New York (2011), Royal Museum of Fine Arts Belgjikë (2011), Freies Museum Berlin (2012), Diehl CUBE Berlin (2013), P.P.O.W. Gallery, New York (2013), dhe Gallery 12 HUB, Beograd (2014). 

Action Boxing Club, bashkëpunim mes Elana Katz dhe Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është pjesë e “Programit Hapësinor”, një modul i punës së Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. 

Arkitektura e ekspozitës: 
Vala Osmani dhe Albert Heta

Action Boxing Club përkrahet nga: 
Ambasada e SHBA-ve Prishtinë
Komuna e Prishtinës
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike - KEDS 
Restoran Pishat
X-print
Ujë Rugove
DZG